• |
ide | kryesore

Shoqëria e spektaklit, mediat që duan audiencë dhe konspiracionistët sharlatanë

1, Arkiva, Blog, Ide



Konkurenca për reklama i vendos mediat dhe gazetaret në një presion të vazhdueshem për audience. Numri i klikimeve apo grafiket e audiences jane kthyer në instrumentin kryesor mates se punes se tyre, madje edhe të peshes se një gazetari apo emisioni.

Per pasoje gazetaret jane në kerkim të vazhdueshem të dickaje që terheq vemendjen tone.

Fatkeqesisht vemendjen tone e terheqin gjerat negative, të cilat zgjojne instiktet baze: si frika, ankthi dhe inati.

Prandaj media promovon vazhdimisht ngjarje si vdekje, vrasje, semundje, tragjedi, krim dhe sherr. të gjitha keto na japin një ndjesi që bota është e pasigurte, por na mbajne të lidhur tek televizori (dhe të blejme me shume).

Nga ana tjeter, media perpiqet të na argetoje, sepse jeta jone është monotone, gje që lidhet edhe me menyren se si organizohet puna në një kohe dhe sistem si ky ku jetojme.

Keshtuqe, media e trajton gjithçka si spektakel: politiken, semundjen, ekonomine dhe problemet sociale. Të gjitha trajtohen në një menyre të shpejte dhe siperfaqesore, aq sa për të terhequr vemendjen, pa arritur të shpjegojne asgje me themel.

Rezultati pastaj është që në një pandemi si kjo, merr vemendje qendrore një person si ky (shkrimi shoqërohet me një foto të kospiracionistit Alfred Cako), i cili është e paqarte cfare formimi ka, pervec aftesise për të lexuar në google.

Avantazhet e tij (Alfred Cakos-shenim Lapsi.al) janë që thote gjera që të shokojne, jep shpjegime të thjeshta për fenomene të komplikuara, dhe i lidh gjerat me fantazi duke u bere interesant.

Ndersa mjeket dhe shkencetaret marrin rol sekondar. Ata vertet kurojne perdite pacientet në spital, apo studiojne gjithe diten viruset në laborator, por ata jane të merzitshem me informacionin që japin, dhe shpesh nuk i shpjegojne dot fenomenet që jane ende duke u studiuar.

Problemi me këtë “shoqeri spektakli” nuk është kur ky thote se zv/presidentja e Amerikes do të vdese, që bota qeveriset nga zhapiket apo që në do mbetemi pa internet. Deri në ate pike, fantazite e tij nuk i bejne dem njeriu.

Problemi është kur ai futet në fushen shendetesore dhe merr guximin tu thote të semureve me kancer “mos beni kimioterapi”, apo të tjereve “mos beni vaksina”. Atehere ai kthehet në një rrezik për shendetin publik.

Ne kete pike, media e rrit audiencen e vet në kurriz të shendetit tone, sepse shume njerez vulnerabel psikologjikisht, i besojne keto hajvanlleqe, dhe sillen në baze të tyre.

Psh një njeri që nuk beson se virusi ekziston, nuk perdor maske, duke e perhapur virusin për vete dhe për të tjeret. një njeri që nuk beson tek vaksina nuk vaksinohet, duke ia zgjatur jeten kesaj pandemie, dhe duke rikthyer semundje që ishin zhdukur prej shekujsh. Gjithashtu një njeri që nuk beson tek kimioterapia nuk merr trajnimin e nevojshem duke rrezikuar jeten.

Une kam njohur njerez që kane paguar nga 300Euro për tu sheruar nga Covid-19 tek “mjeket popullor”, të cilet jane thjeshte sharlatane të promovuar neper emisione shume të ndjekura televizive.

Duke e kuptuar presionin e gazetareve për audience, mendoj që në një situate si kjo që po kalojme, ku perdite po humbasim njerez që i duam, është e turpshme dhe e papranueshme që media dhe gazetaret të jene indiferente për pasojat e punes se tyre.

Nje gje e tille nuk duhet të lejohet të vazhdoje keshtu as edhe një sekonde me teper, dhe secili prej nesh ka një arme të fuqishme në dore: telekomanden…

Marre nga facebook i autorit

 



13 Comments

  1. Te pretendosh qe Fredi ka kaq shume ndikim do te thote te supozosh qe njerezit qe ti pret te te votojne jane idiote. Ke ndonje fakt ti qe njerezit nuk e shohin vetem per te tall trapin, apo thjesht nuk i ve dot fre instiktit per te paragjykuar popullin e thjeshte? Pac fat ne zgjedhje!
    Meqe ra fjala njerezit besoj e dine qe Fredi vete kur i semuren familjare nuk le doktor jo popullor pa i cuar.

  2. Ti qenke i semure o laike.
    Ky eshte vizioni yt per ta bere Shqiperine, keto jane te rejat qe do sjelle partia jote?
    Epo kur do te behesh politikan ti dhe kolegia jote, Hajdarja, pse mos te beje parashikime e teori A. Cako. Cfare mdrysjimi keni?
    P. S. Po me mjeket popullore c’inat ke?

  3. Te flasësh në mënyrë injorante per mendimtarët kritikë (“konspiracionistet”) është e ndyrë dhe idioteske, sepse tregon nivelin e ulët të përgatitjes se ketij autoruci. Çfarë problemi ka se perdor Google kur studion nje çështje te komplikuar?! Interneti i ka hapur sytë njerzëve që nuk do kishin mundësi kurrë t’i mesonin ndryshe.

    …. Sikur ka krijuar edhe një parti ky lloj tipi, hajde t’a marrësh seriozisht pastaj. Tani shporru e mos u duk më o teoricien injorant partiak!

    P.S. Turp për lapsin që merret me pallavra te tilla.

  4. Ok për këtë që ke shkruar bie dakord.
    Unë tjetër gjë prisja. Prisja të na shpjegoje si do ta ndryshosh Shqipërinë? Me Hajdaren?! Çfarë të them. Unë jam skeptik nga natyra dhe e prisja që diçka do ndodhte dhe do i braktisje idetë që trumbetoje. Por një shoku im më tha se po nuk e provove nuk mund ta dish dhe kështu u binda dhe dhashë 10 euro për Nismën. Tani që shoh se c’rruge more më kujtin Veliajn. Edhe ai në fillim si ty paraqitej si prurje e re por doli që ishte hajdut dhe mashtrues ordiner. Mos u fshih so struci por dil dhe fol çfarë roli luan dhe pse u fut Hajdarja te Nisma. A na pyete ne që dhamë ato pak lekë që kishim apo tani gjete financim tjetër.

  5. Ndoshta ke pak kohë që ke filluar të jetosh në një vend autokratik si Shqipëria.
    Po në një vend të tillë, me këto gjëra merret media. Me gjithçka gjëje të mundshme por vetëm me problemet e ditës dhe jetës nuk merret, se i prish punë qeverisë dhe po i prishe punë qeverisë ska leka për pronarët pastaj.

    Bëj thjesht një pyetje, kujt i leverdis që të bombardohen shikuesit me konspiracione dhe të harxhojnë një pjesë të mirë të kohës me to dhe jo me problemet reale, e në fund të bëhen të paaftë që të identifikojnë rrënjen e një problemi?

    Përfshi dhe partinë tënde, nuk të bën përshtypje që ke të njëjtin akses në media në mënyrë të barabartë me opozitën që pati gati gjysmën e elektoratit në zgjedhjet e kaluara? Kur ka me dhjetëra parti të vogla me të njëjtën fuqi elektorale si e juaja (rasti më optimist) por as që i begenis njeri nëpër televizione.

    Dhe po ti hysh tamam analizës, edhe po të kesh telekomandën në pjesën më të madhe të kohës nuk ke mundësi reale zgjedhjeje, nuk është konspiracionisti por ke relativizuesin, në tjetrin propaganduesin, në tjetrin degjeneruesin, në tjetrin sherrnajën, në tjetrin 24/7 lajmi fundit, etj etj…

  6. Konspirancionisti eshte i rrezikshem per opinionin publik apo nje megalloman ,nje sharlatan qe pretendon te behet politikan me ato -partickat-qe dalin si kermijte pas nje vorbulle shiu qe deri tani ka mbytur tere vendin?JO MORE NJERI MEDIOKER .TELESHIKUESIT NUK KANE NEVOJE TU TREGOSH -TELEKOMANDEN TI SE ATA DINE TA NDAJNE TE BARDHEN NGA E ZEZA,por cfare t’ju besh ju qe nuk lini ekran televizioni pa dale duke brockullitur duke pretenduar qe jepni leksione per gjera me elementare qe dhe femijet e kopshtit dine ti ndajne .Nuk mund ta promovosh veten ti dhe te gjithe ata qe te pasojne me cingerimat dhe cic-micet -Populli do alternativa zhvillimi ,pune .mirqenje ,qetesi .

  7. Artikulli eshte marre nga Facebuku i autorit. Eshte mendim personal i tij qe e ndan me miqte. Lapsi e merr dhe e boton dhe ….. tmerr i zi.
    Fillojne shqupistat me leksione per IQ e teleshikusve, sulme personale, leksione per mjekesine popullore, leksione sesi duhet ta organizoje partine….
    Shkurt muhabeti ky cuni eshte i shitur te Rama. Vetem sekretari PPSh dhe kamarieri Rinasit jane perfaqesues te vertete te se djathtes, antisorroiste etj etj.

    1. Nuk ka nevoje te kuptosh cfare ka zhgarravitur ky mavria. Mjaft te shikosh sa mbeshtetje ka nga bodrumet e bashkise dhe ndihet “era e ngrohte e thellesive”..

  8. Në Parlament apo me referendum, unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit”, premtoi Basha.

    Kjo eshte nje lutje indirekte per kryeministrin aktual Edi Rama, qe te mos vazhdoje me perpjekjet per nje mandat te trete si kryetar qeverie por t’ia leshoje postin atij. Pasi do te rrije vetem dy mandate dhe do ia leshoje serish PS.

    Nje premtim te tille Basha e ka bere dhe kur u zgjiodh kryetar i PD, duke premtuar se do ta kufizonte mandastin e kryetarit te kesaj partie ne dy mnandate! Kane kaluar shume vite dhe nuk degjohet me tani!

  9. Me sa shkruan,konstatohet,se me sharlatan dhe konspirocionalist,qenke ti,se te tjeret qe permend.Cdo njeri ka te rejte te jape mendimin e vet,por dhe lexuesit,sic e thua edhe ti,kane telekomanden ne dore.Ndersa ti,vete qe nuk e paske perdor telekomanden,por na i paske degjuar te gjithe “djajte” dhe me to,perpiqesh te perfitosh pike per partine tende qe nuk po e marrim vesh se cfare eshte:Thjesht nje nisje (ne politike),por qe nuk e keni kopsitur perfundimisht,apo po perpiqeni te thurrni dicka,dhe akoma pa e perfunduar kete thurrje,na e paraqitni si Parti (pra e pa thurrur ende).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *