• |
ide | kryesore

Greqi/ Shkollat do të mbyllen deri më 7 janar

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria greke njofton për mbylljen e shkollave në datën 7 janar. Kjo masë vjen për të përballuar dhe ulur rastet me koronavirus.

Në një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë,  Stelios Petsas thotë se deri në këtë datë do të qëndrojnë të mbyllura edhe restorantet, vendet e argëtimit, gjykatat, pistat e skive apo edhe aktivitete të tjera sportive.

“Kthimi duhet të bëhet gradualisht dhe në mënyrë të sigurt. Ne po shpallim zonat që nuk do të jenë të hapura: Shkollat, restorantet, argëtimet, sportet janë të mbyllura deri më 7 janar. Ekziston ende një ndalim i qarkullimit nga qarku në qark dhe lëvizjet gjatë natës. Ata që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ”, tha zëdhënësi i qeverisë greke.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksinimi pritet të fillojë në Greqi në fillim të Janarit 2021, ndërsa zhvillimet dhe vendimet e fundit do të raportohen më hollësisht në një intervistë të gjerë sot në mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *