• |
ide | kryesore

Haradinaj: Në luftë isha engjëll, por më pas hyra në politikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se para luftës ka qenë engjëll ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, – tha Haradinaj në “Debat Plus”.

Haradinaj thotë se nuk kërkon amnisti tash për kohën në politikë për arsye se ka qenë “engjëll mbrojtës” në luftë. Kryetari i AAK-së, thotë se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, – ka thënë Haradinaj.



3 Comments

  1. Ju zoteri hyni tek legjendat e gjalla
    Dhe ai qe me te vertete i thote vetes shqipetare, duhet te krenohet me ty.
    Dy burra ka shqiptaria legjenda te gjalla dhe trima. Pr. Dr. Berisha dhe ti
    Pastaj per te tjeret plera si ky ketu qe nuk rrin nje sekond pa llap, kunder figurave te kombit turp!!
    Dhe kete e sha mo palaco? po i ka vu gjoksin luftes jo bastardi thaci dhe intriganti mustafa
    Shume te vegjel harrova kam simpati dhe per osmanin.

  2. Une bile them qe doktor profesor Sali Birisha eshte lexhende me e madhe akoma. Ai i vuri gjoksin antikomunizmes qekurse ishte sekretar partije i PPSH dhe arriti ta permbys me sukses nja 30vjet me vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *