• |
ide | kryesore

Haradinaj: Nuk i kam asnjë borxh Isa Mustafës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se kjo parti nuk po e vë kusht postin e presidentit. Ai thotë se nuk është partia që ai udhëheq që e çon vendin në zgjedhje.

“Rrenë është kush thotë se AAK po e çon vendin në zgjedhje. VV, LDK, PDK e zgjedhin presidentin edhe pa Aleancën, s’kanë nevojë hiç. Nuk po e çon Aleanca vendin në zgjedhje”, – thotë Haradinaj.

“I kam nxjerrë prej opozitës dhe i kam pru në pushtet. Kur isha në pushtet janë munduar të më rrëzojnë përditë, pse ngulja këmbë për njëfarë takse. Këta njerëz janë ata që kanë bërë Gjykatën Speciale, këta njerëz thonë: “Na ke borxh”. O nuk të kam borxh, po më vjen keq”, – tha Haradinaj për RTV Dukagjini.

“Nëse s’arrijmë me e zgjedh presidentin, shkojmë në zgjedhje. Qëndrim tjetër s’kemi. Unë nuk kam votë për tjetërkënd. Presidentin mund ta zgjedhë edhe vetëm LDK-ja, PDK-ja dhe partitë tjera. Nëse nuk e marr besimin nuk i jap besimin dikujt tjetër”, – tha ai.
Haradinaj tha se me Mustafën nuk folën për postin e presidentit kur u dakorduan për formimin e qeverisë “Hoti”.

“Asnjëherë s’e kemi diskutuar presidentin, vetëm formimin e qeverisë edhe atë pa kushte”, – tha ai. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mos u merr me ate langaraq ky eshte shemtire dhe shume intrigant edhe mo i keq edhe se thaci. E sollen votat e vjollces aty ate qelbesire se ai vete mesonte si ne gjilan. Rrezoje mos ki meshire per te se eshte pis. Une jam i djathte po kete se du fare, as per rrugoven skam pas noj simpati me eshte duk pa tope. Tek ldk kam dasht sejdinin, qe ja mori ky partine me intrige, osmanin dhe hazirin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *