• |
ide | kryesore

Italia “zhytet nën ujë”, Veri dhe Jug përfshihen nga moti i keq

-Instant, Lajme, Planet



Italia është gjunjëzuar nga moti i keq nga veriu në jug. Shirat e rrëmbyer ka bërë që lumenjtë në zonën e Modenës të dalin jashtë shtratit, ndërkohë që janë evakuuar edhe 60 familje. Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje edhe në Italinë veriore. Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që po godet Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën. Deri tani janë mbi 2 200 ndërhyrje të kryera.

Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar. Në rajonet më të prekura, kanë rënën 80 deri në 140 centimetra dëborë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *