• |
ide | kryesore

Kulisat/ Kush po lufton kundër Yuri Kim për Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ajo që ishte parashikuar prej kohësh po ndodh në realitet. Aq shumë është kapur Reforma në Drejtësi nga qarqe dhe interesa të brendëshme, sa ambasadorët Yuri Kim dhe Soreka të jenë krejt të pafuqishëm dhe të vihen në rolin aspak për tu pasur zili, të atyre që ankohen me deklarata.

Shembulli më i mirë që po e vërteton këtë është refuzimi për të dëgjuar thirrjet e tyre për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit.

Truku që po përdorët është shumë i thjeshtë.

Përfaqësuesit e institucioneve i thonë diplomatëve amerikanë dhe Europianë se janë të prirur ta ngrejnë kushtetuesen brenda 31 dhjetorit të këtij viti, ndërsa, nga ana tjetër, ata përdorin marifete ligjore, duke shtyrë procesin me anë të ankimeve në Gjykatën administrative të kandidatëve të skualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Ky fakt është vërtetuar sot, kur menjëherë pasi Gjykata Administrative rifuti në garë kandidaten e skualifikuar disa herë nga KED, Zhaklina Peto, Yurki Kim dhe Soreca u deklaruan flakë për flakë.

Lexo me tej:

Yuri Kim: “Lapsi.al e paraqet situatën në mënyrë të gabuar”. Si është realiteti

Ambasadorja amerikane përdori për herë të parë termin “abuzim” për këtë zvarritje të procedurave dhe i ftioi liderët politikë, duke aluduar se ata fshihen pas kësaj loje, “se duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, për të shpënë në kushtetuese edhe një emërtesë që i takon parlamentit edhe një që i takon Presidentit.

“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës & Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”.

Po të shohësh kronikat, ambasadorja Kim ka folur mbi dhjetë herë që nga fillimi i shtatori e deri më tani, se dy anatarët e rij të kushtetueses duhet të emërohen brenda këtij viti.

Ajo dhe homologu i vet europian janë takuar me kryetaren e KED, Vitore Tusha për shpejtimin e procedurave.

kanë ripërsëritur apelin edhe ndaj Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përmbylljen me urgjencë të këtij procesi e kanë përdorur edhe shkopin por edhe karotën: “Kur kjo të ndodhë, Presidenti Ilir Meta dhe Kryepralramentari Gramoz Rucci do të meritojnë vlerësime për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi”, ka thënë Kim.

Por, me sa duket gjërat nuk po shkojnë sipas prishmërive amerikano- europiane, që tashmë duan të arrijnë një sukses në reformën e bërë lesh e li. Fakti se Yuri Kim detyrohet të ushtrojë presion në ç’do hap është tregues i qartë se dikush me një pushtet jo të vogël, këmbëngul të vendosë shkopinj nën rota. Dhe kjo po arrihet duke zgjatur kohën e ankimeve, duke kthyer pas procesin me gjykatën administrative dhe duke shkelur një nga parimet e reformës, se ngritja e institucioneve të reja prevalon mbi fatet individuale të konkurentëve.

Dyshimet e para janë se pas kësaj zvaritjeje fshihet dora e shumicës qeverisëse e cila si kudo tjetër do të ketë kontroll të plotë edhe mbi Gjykatën Kushtetuese.

Por, ky konstatim nuk do të qe i plotë pa prmendur një dukuri tjetër. Në rastet e mëparshme sa herë ka ndodhur kështu, opozita ka denoncuar ashpër ndërsa presidenti i republikës ka ngritur zërin në kupë të qiellit dhe ka organizuar madje edhe tubime si ai i 4 marsit, për Gjykatën kushtetuese.

Këtë radhë heshtja e tyre ngjan e habitshme. Duket sikur ka një sinkron të heshtur, që ndryshe nga sa kërkojnë euro-amerikanët tëcilët po e ndjejnë se reforma i ka rëshkitur nga duart, procesi mos mbyllet brenda dhjetorit. Dhe kjo manovër e ka një shpjegim. Me janar 2021 përpërja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ndryshon. Anëtarët e rinj mund të kenë ekzigjenca të tjera dhe mund të votojnë ndryshe për kandidaturat që duhet ti çojnë për miratim Presidentit dhe parlamentit. Pra porocesi mund të shkojë përtej zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. E nëse kjo ndodh këtu do të kishim provën e parë flagrante që shumëkush e dyshonte se do të ndodhte një ditë, atë se ambasadorët janë shndërruar në “lolot e reformës”.   

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Pra konkluzjoni …

    ”’ Dyshimet e para janë se pas kësaj zvaritjeje fshihet dora e shumicës qeverisëse ”’

    Sa mire i anal-izojne gjerat keta te lapsit.

  2. është e pakuptimtë dhe minon tentativa të shëndetshme që mund të bëhen në të ardhmen e largët për të bërë reforma reale duke quajtur këtë cirk si “Reformë në Drejtësi”….

  3. Po pse provokon kot dhe ne menyren me koti…!!!
    Po ku ka reformim ketu veçse deformim ne gjithçka…!!!
    Çfare procesi ka ketu kur jane te njejtet njerez qe kandidojne per te disaten here dhe per te njejtin vend si, para Kuvendit, si para Presidentit ashtu edhe mos t’a ndyjme fjalorin…!!!
    E njejta qe ishte para lufte (ne KLD-ne hale me te gjithe halerat e radhes President/ Kryetar) dhe tani edhe pas lufte qe do beje Drejtesi ne kete vend qe nuk ka Drejtesi ne asgje dhe per asgje…!!!
    Mjerim per keta plehra qe u bashkohen plehrave tone…!!!
    Duan vetem te realizojne perçarjen (perçaj dhe sundo) qe nje pale (te radhes) t’a hedhin kunder tjetres…!!!
    Por, jo, te bejne nje here te vetme Drejtesi, t’i hedhin te gjithe ne koshin e plehrave te historise dhe, t’i thone ketij populli mos i votoni keta plehra…!!!
    Mjerim pa fund…

  4. Askush tjeter perveç Edi Rames personanilisht, s’e ka te mundur te pengoje apo zvarrise nje proces ku jane perfshire amerikane e europiane. Me e keqja eshte se ngritja e gjykates kushtetuese eshte nje nga kushtet e vendosura per hapjen e negociatave.
    Eshte e qarte se Edi Rama ka plane te tjera per Shqiperine!
    Lamtumire negociata! Lamtumire BE!
    Me vjen keq per popullin, por vete e ka fajin. Keshtu ndodh kur dehesh nga ngjyrat e kravatave dhe shet voten lirë.

  5. jemi rehat fare,pse na duhet gjykata?Per te na rrjepur akoma me mire?
    Me mire me gjyqtare nga populli i vuajtur ….

  6. kjo baxhella aziatike vazhdon ti bjeri fyellit ne nje vrime duke akuzuar udheheqsit politik per pengesat.po pse nuk i cileson keta kush jane .nuk ka bythe te zere emrin e rames se eshte e dhjere nga dollaret ekorrupsionit qe i ka dhene rama .te gjithe e dine shume mire se kush e pengon,sepse opozita celsat e kashtes ka ne dore.po kjo si gjithmone me paturpesine me te mmadhe vazhdon te pergjithsoje udheheqsit.n.q.s basha do kishte qofte edhe nje fije peri ne dore kjo shkerdhate do kercente menjehere per ti zene emrin ne goje .ajo vetem kaq e kupton mire qe i ka dale boja fare ,eshte bere e neveritshme.

  7. Nuk e di nëse këta ambasadorë se kanë kuptuar që mëlçitë(reformën) ja lanë në qafë ujkut(Ramës dhe kompanisë së tij).Dhe këta plot zell si baballarët e tyre që shkatëruan çdo gjë për 50 vjet ,bënë të njëjtën gjë për 7.Dhe euroamerikanët tani hedhin ndonjë fjalë të justifikojnë gabimin madhor duke i besuar dhe duke sulmuar opozitën për pengesë.Tani u kujtuan ta përmendin pozitën!!!!Dhe skuptoj që në artikull thuhet që presidenti dhe opozita hesht!!!Presidenti dhe opozita kanë bërë detyrën e tyre.Tanimë lojrat janë bërë.Kjo rjedhojë e reformës që ata ja besuan neokomunistëve.Kujtun që janë reformu.Por më e keqja është se kur ishte Pd ishte në pushtet nuk ju dha kjo mundësi nga që Soros me mbështetjen euroamerikanë në atë kohë.Ishin në fuqi të majtet dhe kuptohet që deshën hegjemoninë e tyre në Shqipëri.Të shpresojmë te Merkel e Gjermania , të vetmit që na duan.Ka shpresë.Jo çdo gjë është humbur.

  8. Reforma në Drejtësi është një dështim spektakolar.

    Donald Lu me peshqit e mëdhenj jo vetëm që nuk u zunë por as institucionet e reja nuk janë ngritur e as janë funksionarë.

    Pra reforma është jashtë afateve. Dështim total
    Pyetje një milionë dollarëshe për fuggrismat e rilindjes, cila reformë e rilindjes ishte e sukseshme???

    Fund marrëzisë pa fund
    Arsimi universitet etj
    Shëndetësia falas
    Lazarat ç’e pate fat

    300 mijë vende të reja pune
    Dhe 500 mijë shqiptarë të ikur
    Zero ndërtime në tiranë
    1 miliardë euro rilindjes urbane kulla korçës të lë pa mend
    Bujqësi kanabisit zero zero zero
    Turizmi elitar me 10 euro backpackets dhe butrinti PPP

    Aeroportet e rinj hahahaaaa kukësi gati prej 15 vjetësh zeroooo
    24 orë ujë në bregdet
    Uji i bovillës pihet dhe hahet si kosi i reklamës
    Burg burg burg për të pambrojturit për një tjegull
    …..
    Ishte një histori suksesi vjedhjeje me çelën
    Etj…….

    Po ç’ rëndësi ka kjo, Rama flet bukur ???dhe lali eri u këput në punë??? , nga 30 ditë muaji 25 jashtë vendit

  9. Kushdo qe do ti pergjigjet kesaj pyetjeje kaq te veshtire duhet te heq karin e politikanit qe ka ne byth ketu e 30 vjet .

  10. Titulli duhet te ishte:
    Like floriri bashke me doktor mortjen,dhe Lul hollandezin, po perpiqen te vonojne reformen ne drejtesi.

    Shtjellimi artikullit duhet te ishte:
    1. Me nje drejtesi fuksionale te gjithe kta me siper shkojne ne burg.
    2. Mungesen e gjykates kushtetute duan ta paraqesin si deshtim te reformes ne drejtesi.
    3. Mungesa e gjykates kushtetute eshte kushti i vetem i mbetur per fillimin e negociatave me BE.

  11. Ngritja e institucioneve të reja prevaloka mbi fatet individuale të konkurentëve, por jo mbi interesat shoviniste te greqise ne shqiperi. Shiheni pak me thelle problemin. Ka shume shtete perreth qe u interesohen mospasje apo kapje qeverie e gjykatash.

  12. Reform e kapur nga edi rama pa gjukat kushtetuse e gjukat te lart veç qeveris i leverdis dhe as Metes e Baches keta veç çelsat e kashtes kan korrupsioni eshte ku jan €

  13. Ajo dihet, fajin e ka Saliu. Saliu ka 30 vite qe eshte ne pushtet dhe Rama i shkrete po lodhet cdo dite qe te binde popullin shqiptar se fajin e ka Saliu, se Rama nuk eshte hajdut por gomar, se jane hapur me shume se 300 mije vende pune, se pandemia po shkaterron Italine dhe Gjermanine, por Shqiperise i rruan bishtin. Por jo vetem kaq, pasojat e termetit te 26 nentorit jane eliminuar plotesisht dhe tigri eshte bere katerqind copesh per ta perfunduar pese muaj para afatit dhe tre muaj para zotimit, se shqiptaret do jene populli i pare qe do vaksinohet ne kete bote, se drejtesia e re do merret me hajdutet si Saliu dhe jo me gomaret si Edi, se pavaresisht se nuk ka shina treni, udhetimet tani nga Vlora Kukesi dhe Saranda do behen me avion dhe se ne Korce do kete nje port jahtesh, e shume e shume gjera e tj. Biles ka arritur deri aty saqe te premtoje se po te fitoje zgjedhjet e 2021, do te siguroje ujin 18 ore ne dite dhe energjine elektrike cdo dite. Shqiptaret si budallenj qe jane shkojne akoma e otojne Saliun, nderkohe qe Rama ka edhe nje premtim tjeter madhor, udheetimet jashte shtetit tashme do behen me viza.

  14. Në Parlament apo me referendum, unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit”, premtoi Basha.

    Kjo eshte nje lutje indirekte per kryeministrin aktual Edi Rama, qe te mos vazhdoje me perpjekjet per nje mandat te trete si kryetar qeverie por t’ia leshoje postin atij. Pasi do te rrije vetem dy mandate dhe do ia leshoje serish PS.

    Nje premtim te tille Basha e ka bere dhe kur u zgjiodh kryetar i PD, duke premtuar se do ta kufizonte mandastin e kryetarit te kesaj partie ne dy mnandate! Kane kaluar shume vite dhe nuk degjohet me tani!Shkullaku thote Dyshi met e para jane per shumicen,po dyshimet e dyta e treta e katerta etj,shkullaku nuk e thote,o shkullak kjo vitore tusha eshte ajo gruaja qe meta e donte kryetare e kontrollot dhe maxhoranca nuk e lejoje dhe meta opa e vuri kryetare te ked ne vendin e dvoranit qe shkruanit qe ishte i rames po tani qe eshte vitoria e metes prap maxhoranca eshte fajtore sa qesharak je bere o shkul llak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *