• |
ide | kryesore

Kur do të vijë vaksina antiCovid në Kosovë?, Hoti: Jemi listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës do ta marrin falas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosova është listuar në mesin e shteteve që 20 për qind të vaksinës antiCOVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vetë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, gjersa aplikimi për asistencë teknike për këto vaksina është bërë ditë më parë përmes ekipit të ekspertëve.

Hoti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të respektojnë me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat kundër COVID-19, në kohën kur numri i rasteve të reja ditore në nivel vendi vazhdon të mbetet i lartë.

“Ky është kontributi më i madh që mund të japim për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë. Prandaj, mbajeni maskën, respektojeni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale”, ka porositur Hoti.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.407 mostra, prej të cilëve 519 rezultuan pozitive, ndërsa janë raportuar edhe 14 viktima me SARS CoV-2 pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *