• |
ide | kryesore

Ministria e Infrastrukturës anulon tenderin për rrugën ‘Milot-Fier’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka anuluar tenderin për rrugën Milot-Fier. Sipas MIE, projekti është anuluar pasi oferta nuk përputhet me kriteret.

Kujtojmë se tenderi për rrugën ‘Milot-Fier’ u hap nga MIE në 1 korrik të këtij viti.

Ndërkohë, më 2 dhjetor ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një interviste televizive, njoftoi se gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapej sërish, e zhvilluar për këtë projekt, i cili është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian.

Balluku sqaroi se në garën që u zhvillua për ndërtimin e këtij segmenti, u paraqit një ofertë, e cila parashikonte një çmim prej 0.62 euro për kilometër, nga 0.75 që ishte tavani i vendosur nga Qeveria Shqiptare, por kjo kompani nuk plotësonte kriterin sa i takon afateve kohore për ndërtimin e kësaj rruge. Në këto kushte, tha Balluku, gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapet për t’ju dhënë një tjetër mundësi konsorsumeve për të paraqitur ofertat e tyre.

“Për rrugën Milot-Fier ne kemi pasur një ofertë të cilën e kemi këqyrur me shumë vëmendje duke qenë se ishte një ofertë shumë voluminoze. Oferta fatkeqësisht nuk është e vlefshme. Oferta teknike ka ardhur shumë e mirë, nga tavani 0.75 që ne kemi vendosur për kilometër, oferta ka ardhur me 0.62 euro për kilometër. Problemi është që nuk përmbushen kushtet teknike. Një nga kushtet teknike është koha e ndërtimit të këtij segmenti nga ne ka qenë e kërkuar, 60 muaj, ndërkohë që kompania që ka ofertuar ka ardhur me 96 muaj. Kjo e bën ofertën e pavlefshme pasi ka qenë një nga kriteret. Kështu që kompania ka dështuar pavarësisht ofertës së shkëlqyer financiare që solli për 0.62 euro për kilometër. Nuk e kemi një ofertë të qëndrueshme, kështu që Milot-Fier do rihapet për ti dhënë mundësi edhe një herë të gjitha kompanive të interesuara, konsorsiumeve që të marrin pjesë”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë pak ditë më parë.



3 Comments

  1. Mos u trembni nga çmimet e unazez se re . Kjo eshte llahtari fare . Rrofshin kurvat e rilindjes . Rrofshin politikanet qe po na e fusin dysh . Nejswe bar per delet shqiptare ka sa te duash po mungoi e blejme nga maqedonia.

  2. Ore ta marrim vesh, paska qene çmim fantastik i ofruar nga kompania – thote Balluku. Paska qene nje oferte fantastike e nje kompanie. Ok deri ketu.
    Dhe si perfundim nuk rane dakort per afatin e punimeve ???!!!!!
    A ka perfunduar ndonje veper ne afat
    ????!!!
    Te dali nje specialist te sqaroj dhe per TEC – in e Vlores, pasi ministrja si ka idene

  3. O ti ministre lej traplliqet a e kupton ca flet ejjjjj ! Keni tmerru gjith investitoret , si afrohet njeri shqiperise
    Thuaj te verteten, pse nuk vijn investime ne shqiperi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *