• |
ide | kryesore

Mitsotakis: Vaksinimi i qytetarëve grekë nis në fillim të janarit

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u takua virtualisht me këshilltarët dhe ministrat grekë të shtunën për të diskutuar mbi krijimin e një plani për vaksinimin e popullsisë. Sipas raportimeve të mediave greke, vaksinimi do të nisë që në janar dhe prioritet do të kenë bluzat e bardha.

Do të jenë 1018 qendra vaksinimi në shërbim të qytetarëve për të bërë vaksinën. Megjithëse mbërritja e shpejtë e vaksinës është thjesht çështje kohe, Mitsotakis ka vazhduar me apelin për kujdes nga ana e qytetarëve që të ms lejojnë përhapjen e virusit. Përveç thirrjeve për kujdes, do të ndërmerret edhe një fushatë informuese për të rritur besimin te vaksina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *