• |
ide | kryesore

“Mjeku personal i dashuruar me Maradonën”: përfundimet e para të hetimit nxjerrin pakujdesi të rënda mjekësore

-Instant, Sport



Hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës ecin përpara e në Argjentinë, sipas asaj që bën të ditur La Nacion, janë publikuar konkluzionet e para të hetimit të Prokurorisë së San Isidro, me implikime shqetësuese: “Sjellje fajtore e mjekëve, një rast i neglizhencës serioze”. Aq sa kanë filluar të përcaktohet përgjegjësitë penale, me akuzat e vrasjes së qëllimshme.

Në raportin e gjyqtarëve lexohet se Maradona “nuk ishte i monitoruar dhe nuk iu nënshtrua kontrollit të vazhdueshëm mjekësor siç kërkohej nga gjendja e tij”. Shumica e përgjegjësisë duket se bie mbi Leopoldo Luque, i identifikuar si mjeku personal i Pibe: së pari nuk ishte ai – megjithëse e kishte lënë të kuptohej – që operoi trurin e ish-futbollistit më 3 nëntor, por ishte vetëm pjesë e ekipit mjekësor në mbështetje.

Për më tepër, ishte gjithmonë Luque, me drejtorin mjekësor të klinikës Olivos, i cili nënshkroi letrën e daljes nga spitali pavarësisht se Sëiss Medical sugjeronte të vazhdohej me trajtimin psikiatrik, klinik dhe rehabilitues në një institucion ad hoc. Në vend të kësaj, Maradona u kthye në shtëpi dhe asistenca për të “ndodhi në çorganizim total” tregon raporti. Aq sa Luque u bind që të pushonte nga puna infermieren e parë Gisela Madrid, të cilën Maradona nuk e donte: por, sipas gjykatësve, një pacient duhet “të trajtohet sipas praktikës edhe kundër vullnetit të tij”.

Hetimi e përcakton Luque si “të dashuruar me Pibe, ai donte të hynte në histori si mjeku që kishte shpëtuar Maradonën, që kishte besim të verbër tek ai”. Gjykatësi Diaz nuk kërkoi arrestimin e mjekut sepse “nuk ka rrezik arratie”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *