• |
ide | kryesore

Nga Atalanta tek Barcelona: Koeman nuk lë hollandez pa kërkuar në Camp Nou

-Instant, Sport



Barcellona synon fort për të marrë në Camp Nou Marten De Roon. Mesfushori i Atalantës është objektivi i ri i merkatos së klubit blaugrana, që shpreson të firmosë me hollandezin me parametër zero në verën e ardhshme. Një tjetër hollandez nga i cili ka hedhur sytë tekniku Ronald Koeman, pasi vazhdonë të interesohet edhe për Depay të Lyon e Wijnaldum të Liverpool.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Spanja, e në vecanti nga portali i specializuar për merkaton ‘todofichajes’, Barcelona me akord të përbashkët mes drejtuesve të klubit e teknikut hollandez, ka vënë në shënjestër De Roon, mesfushorin e Atalantës. Hollandezi është zgjedhur direkt nga tekniku Koeman, që dëshiron një lojtër të fortë që të mund ti japë ekuilibër skuadrës së tij.

Idea e blaugranave, edhe për shkak të krizës ekonomike, është të presë verën e ardhshme kur lojtarit ti ketë përfunduar kontrata me bergamaskët. Mbetet për tu kuptuar cili do të jetë vendimi i lojtarit, që tek Atalanta është rritur shumë duke u bërë një pikë fikse e zikaltërve e në kombëtaren Oranje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *