• |
ide | kryesore

Opozita fiton zgjedhjet në Rumani, pak gjasa për marrjen e udhëheqjes së qeverisë

-Instant, Lajme, Planet



Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, Social-Demokratët e opozitës në Rumani shënuan fitore kundrejt Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare. Social-Demokratët fituan 29.8% në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2% në Senat. Ndërsa partia Liberale Kombëtare fitoi 25.1 përqind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5% në Senat.

Sipas REL, Social-Demokratët kanë pak shanse të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët me shifrën prej 33 përqind. Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Europian, ku qytetarët e saj janë zhvendosur nga vendi i tyre në vitet e fundit për një jetesë më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *