• |
ide | kryesore

Pa maskë dhe shkelje karantine, policia vendos 2106 gjoba

Arkiva



Polica e Shtetit ka vijura me kontrollet në akudër të masave parandaluese për përhapjen e pandemisë. Në një njftim për mediat, blutë bëjnë me dije se kanë ndëshkuar me gjobë 3 mijë lekë  2005 qytetarë, të cilët janë kapur në rrugë pa maskë mbrojtëse. Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga shtetasit e infektuar me COVID-19, janë evidentuar 7 shtetas që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej subjekteve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *