• |
ide | kryesore

Pas lindjes, Katy Perry: E dëshpëruar për gjumë

-Instant, Paparazzi, Slider



Katy Perry, prej muajsh ka hyrë në botën e mëmësisë dhe që prej fillimit deklaroi se s’është fare rrugëtim i lehtë. Gjatë një bisede virtuale të pak ditëve më parë me Hugh Jackman , këngëtarja ka treguar detaje të pathëna më parë nga jeta e re me Daisy-n dhe Orlando Bloom.

“Unë jam një nënë e re. Vajza ime, është dhuratë nga Zoti, por me raste është dhe sfidë që kërcënon gjumin! S’ka rëndësi sa mbështetje ke, ato 6 orë gjumë që bëja kur do t’i bëjë? Ku shkuan ato?” Të qënit nënë duket se e ka ndryshuar komplet jetën e Katy-it dhe shqetësimi i saj kryesor mbetet pagjumësia. Çfarë po bën për ta përmirësuar këtë? Meditim!  “Meditimi më ka ndryshuar në shumë mënyra, më ka bekuar sidomos në rolin e nënës. Bëj 20 minuta në ditë dhe jo vetëm që gjej shlodhjen që më duhet dhe që trupi im e kërkon në mënyrë dëshpëruese, por ndjej sikur kam pushuar më shumë seç duhet. Ndjej pushim absolut gjatë kësaj kohe.”- vazhdon Perry, e dëshpëruar për pak gjumë të pandërprerë nga të qarat e bebushes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *