• |
ide | kryesore

Propozimi i Lleshajt/ Të zgjatet mbrojtja nga Garda për Edi Ramën pas lënies së detyrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një projektligj që është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Brendshme në lidhje me Gardën e Republikës, propozon mes të tjerash zgjatjen e mbrojtjes nga efektivët e Gardës për kryeministrin Rama. Ndërsa në ligjin aktual parashgikohet që kryeministri mbrohet nga Garda edhe 3 vite pasi ka lënë detyrën, ndryshimet propozojnë që kjo kohë të zgjatet deri në 4 vjet. I njëjti ndryshim propozohet edhe për Kryetarin e Kuvendit, që nga 3 vite mbrotja të zgjasë në 4 vite dhe për Presidentin, që nga 4 vite, mbrojtja nga Garda të zgjasë deri në 5 vite.

Nuk dihet se cili nga institucionet është bërë shkas për propozimin për zgjatjen e mbrojtjes nga Garda e Republikës pas lënies së detyrës, por ndryshimet në ligj janë propozuar nga Ministria e Brendshme.

Ligji aktual për Gardën

NENI 5.1

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ruhet edhe 4 vjet pas lirimit nga funksioni, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri edhe 3 vjet pas lirimit nga funksioni, kurse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Rendit Publik dhe Kryetari i SHISH-it edhe dy vjet pas lirimit nga funksioni.

Ndryshimi i propozuar

NENI 14

Ruajta e personaliteteve pas lënies së detyrës

1. Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
2. Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
3. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.
4. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Detajet/ Rama në Shkodër me antiplumb, Tom Doshin dhe Ditmir Bushatin (FOTO)

Nga të tre personalitetet shtetërore, Rama, Ruçi dhe Meta kreu i ekzekutivit është ai që ka marrë disa kërcënime gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2014, një avokat u arrestua për shkak të kërcënimeve të përsëritura ndaj kryeministrit Rama përmes mesazheve telefonike.

Në nëntor të vitit të vitit 2019, një i ri që banonte pranë zonë së Unazës së Re u arrestua nga forcat e Anti-Terrorit për shkak të kërcënimeve ndaj kryeministrit, por më pas ai sqaroi se e gjitha ishte një shaka mes shokësh.

Rama është kërcënuar edhe gjatë kohës kur ka qenë në opozitë nga një person të cilit i ishte djegur makina në protestën e 21 Janarit.

Gjatë kohës që ka qenë kryeministër, ka pasur spekulime se Rama ka dalë në publik me veshje antiplumb. Në vizitën që kreu në Prishtinë, në vitin 2016, mediat dhe rrjetet sociale hamendësuan që kryeministri i Shqipërisë kishte një jelek antiplumb. Zërat u përforcuan edhe nga ish kryeministri Berisha dhe duke marrë shkas nga ky i fundit dhe në përgjigje të komenteve në Facebook, Rama e mohoi një fakt të tillë asokohe.

“Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…” – shkruajti Rama.©Lapsi.al



7 Comments

  1. Ore po te duan ta vrasin e vrasin sikur edhe ne shishe qelqi te futet. Ta vrasish shpeton, por te futet ne burg e tja bejne jeten sketerre kjo po kete duam te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *