• |
ide | kryesore

Talent, alkool, femra, zënka: Psg prish kontratën me Jesé pas videos së tradhëtisë

-Instant, Sport, Video



Bilanci flet vetë. Në fushë ka zbritur 18 herë në 237 të mundshme. Në Ligue 1, ka luajtur 283’ në katër vjet e gjysëm, nga të cilat 22’ në këtë sezon. Gola ka shënuar dy në total, pavarësisht se në 2016 u mor nga Real Madrid si një goditje e madhe. Një talent që premtonte një të ardhme të lavdishme, edhe më shumë se Morata, “binjaku” që duhet ta asistonte në Liga. Por Jesé Rodriguez jo vetëm nuk përmbushi asnjëherë pritshmëritë, por rezultoi një blof nga më të jashtëzakonshmit në historinë e Psg që e pagoi 25 milionë, duke i garantuar një pagë prej 5 milionë në sezon. Praktikisht 50 milionë të hedhura dëm, sepse dje klubi i emirit të Dohas ka zgjidhur kontratën e spanjollit, shtatë muaj përpara përfundimit.

Një vendim i pashmangshëm, duke qenë se anësori kishte përfunduar jashtë planeve të Psg, e jashtë cdo forme të pranueshme për një lojtar të këtyre niveleve. I dembelosur, i ngadaltë, i papërshtatshëm edhe në vrapimet në stërvitje, Jesé tani ishte bërë më shumë një anomali futbolli, një objekt ironie nga ana e ekspertëve, dhe jo vetëm. Sidoqoftë duhet thënë se ish-lojtari premtues i Madridit nuk ka bërë asgjë për të merituar një trajtim më të mirë. Që nga muajt e parë në Paris ishte mjaft e qartë se futbolli nuk ishte një përparësi për të. Jesé preferonte të shfaqej jo vetëm me stilin e tij ekstravagant të veshjes, por mbi të gjitha në rolin e reperit, por të kategorisë së ulët, në videoklipe të mbarsura me klishe, midis pishinave, alkoolit dhe femrave të zhveshura. Dhe duke folur për femrat, marrëdhënia e tij me Aurah Ruiz ka ushqyer çdo hije të poshtërsisë shoqërore, duke përfshirë akuzat për tradhti, një fëmijë të braktisur në spital, grindje, lot, pajtime, fyerje të llojeve të ndryshme.

Futbolli ka qenë gjithmonë dytësor në këto katër vjet për Jesé, i cili përfundoi i huazuar që nga janari 2017, në Las Palmas. Pastaj tek Stoke, pastaj Betis Sevilla dhe më në fund në Sporting, Portugali, nga ku padyshim që e kthyen përsëri te dërguesi. Spanjolli, mes deklaratave për kthesë dhe premtimeve për revansh, u paraqit në kohë në grumbullimin veror të PSG. Tuchel e ka nxjerrë atë në fushë disa herë, por me shumë mundësi ndoshta për të tërhequr vëmendjen e ndonjë blerësi të mundshëm që nuk u shfaq kurrë. Dhe kështu drejtori sportiv Leonardo më në fund ka arritur të gjejë një marrëveshje për ta shoqëruar atë tek dera, me disa muaj para kohe. 27 vjecari është tani i lirë të gjejë një skuadër tjetër, nëse ndonjëherë dikush do të ketë guximin të dalë përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *