• |
ide | kryesore

“Tani jam në Kombëtare, por 9 vjeç isha korrier droge”: historia absurde e hollandezit

-Instant, Sport



Futbolli është shpesh një kamardare shpëtimi për ata që fëmijë e kanë patur jetën të komplikuar. Shumë kampionë të topit kanë rrëfyer episode që i kanë shenjuar kur nuk ishin ende predispozitat për tu bërë futbollistë, por thjeshtë fëmijë. I fundit i serisë është Jetro Willems, mbrojtësi hollandez i Eintracht Francfurt, me origjinë nga Curaçao. E pikërisht nga ishulli i Karaibeve nis historia që i ka rrëfyer Andy Van der Meydes në transmetimin “Andy Niet te Vermeijde“. Ai që e ka parë, në moshën 9 vjecare, të kontribuojë në bilancin familjar në mënyrë të papritur: duke u bërë korrieri i drogës nga Curaçao në Hollandë.

“Në një pikë i mbaruam paratë, edhe kur kishim një punë sidoqoftë nuk dilnin. Kështu prindërit e mi vendosën që do kondrabandonim drogë”. Të rriturit kontrolloheshin shumë e në rast të arrestimit të prindërve, cfarë do të bëhej me familjen Willems? “Kështu u sakrifikova unë. Prindërit e mi më shpjeguan cfarë duhet të bëja, sepse isha një fëmijë i cmendur. Por nëse duhet ta bëja për familjen time, do ta bëja e kaq. Më ngjitën drogën rreth këmbëve. Ndihesha cuditshëm, por askush nuk merrej me fëmijët”.

Jo dicka për të qenë krenar, por për Willems ishte një gjest që shpëtoi familjen. E që, në mënyrë indirekte, e bëri të ishte një futbollist. “Në fund gjithcka funksionoi e për ne ishte si të rishihnim dritën. Prindërit gjetën një punë ndërsa unë doja vetëm të mos gjendesha më në atë pozitë. Gjithë ajo që doja ishte topi. E në fund ai top më ndryshoi jetën”. E nga trafiku i drogës në kombëtaren hollandeze, jetë ndryshon e si madje!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *