• |
ide | kryesore

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë me 50 euro në Rinas, arrestohet 36-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar, i cili tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i dhënë 50 euro, me qëllim për të udhëtuar drejt hapësirës Schengen është arrestuar në Rinas.

“Shtetasi F. A., 36 vjeç, rreth orës 09:30 është paraqitur në aeroport, për të udhëtuar drejt një vendi të BE-së. Pas mbërritjes në kabinën e kontrollit kufitar, ky shtetas ka paraqitur pasaportën e tij si dokument udhëtimi dhe boarding pass.

Nga ana e efektivëve të Policisë Kufitare i është kërkuar një dokumentacion shtesë që të justifikonte qëllimin e udhëtimit të tij, pasi u konstatua se kishte konsumuar afatin e qëndrimit në zonën Schengen. Ky shtetas nuk ka pasur ndonjë dokument qëndrimi në vendet e zonës Schengen dhe për këtë arsye është njoftuar nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare se do i refuzohej dalja nga Shqipëria.

Pasi ka marrë këtë njoftim, shtetasi F. A. ka nxjerrë një kartëmonedhë  50 euro, me të cilën ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., për veprën  penale “Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”. Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë ata qytetarë që duan të qarkullojnë drejt vendeve të BE-së, që të plotësojnë të gjitha kriteret për të qarkulluar dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, pasi do përballen me ligjin.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *