• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i tij u bë nga policia Gjirokastër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it. Në pranga ka rënë E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *