• |
ide | kryesore

U infektua me Covid-19/ Avokati i Donald Trump tregon mbi gjendjen e tij shëndetësore

-Instant, Lajme, Planet



Avokati i presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Rudy Giuliani ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një natë më parë. Këtë të hënë ai  ka deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore. Me anë të një statusi në Twitter, Giuliani deklaroi se është duke u kujdesur ta kalojë këtë situatë.

“Faleminderit të gjithë miqve dhe ndjekësve të mi për të gjitha lutjet dhe urimet. Unë jam duke u kujdesur shumë dhe po ndihem mirë”, shkruan ai. Lajmin për infektimin e tij e dha të dielën në mbrëmje presidenti Donald Trump. Vetë Trump e kaloi COVID-19 në muajin tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *