• |
ide | kryesore

E nisim në transfertë me Andorran, debutojmë në shtëpi me Anglinë: ja rruga kuqezi drejt Katarit

-Instant, F1, Sport



Në ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësueseve, Shqipëria u shortua në grupin I, bashkë me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon. Pas diskutimeve ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve, është vendosur që Shqipëria ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Debutimi në shtëpi për këtë fushatë kualifikuese do të jetë kundër Anglisë tre ditë më pas, ndërsa në Wembly do të shkojmë në 12 nëntor, në ndeshjen e parafundit të eleminatoreve drejt Katar 2022.

KALENDARI KUQEZI

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *