• |
ide | kryesore

Çfarë risie të re solli kësaj rradhe Google Maps

-Instant, Stil



Google Maps po paraqet disa veçori të reja për ta bërë aplikacionin më të përqendruar në angazhimin e komunitetit, dhe në komunikimin midis bizneseve dhe klientëve.

Burimi i komunitetit brenda aplikacionit

Me këtë veçori të re, përdoruesit e Google Maps mund të kenë qasje në komentet, postimet, fotografitë më të fundit nga njerëzit dhe ekspertët vendas, për një biznes apo një vend të caktuar.

Shkëmbim mesazesh për hartat dhe kërkimin

Kompanitë e verifikuara mund t’u dërgojnë klientëve mesazhe direkt nga aplikacioni, duke lejuar kërkuesit të ndërveprojnë me bizneset dhe të bëjnë pyetje. Mesazhet nga klientët do të shfaqen në seksionin e mesazheve të biznesit.

Vlerësime të performancës për bizneset

Ky azhurnim i përqendruar tek bineset, do të gjurmojë se sa mirë po performon një kompani duke matur numrin e angazhimeve të klientëve, në Maps dhe Search. Ky sistem do të sigurojë depërtim të informacioneve për performancën dhe angazhimin e bizneseve me klientët në Google.

Imazhet e rrugëve të shtuara nga përdoruesit

Përdoruesit e Google Maps do të jenë në gjendje të paraqesin imazhet e rrugës nga telefonat e tyre. Në mënyrë të veçantë, njerëzit mund ta bëjnë këtë duke regjistruar një sërë imazhesh ndërsa lëvizin nëpër një rrugë ose shteg. Pasi të regjistrohen dhe publikohen ato pamje, Google automatikisht do t’i pozicionojë dhe kombinojë imazhet. Në këtë mënyrë njerëzit do të kenë të lehtë të orintohen edhe në zona të paregjistruara në Google Maps.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *