• |
ide | kryesore

Champions/ Dortmund me përmbysje merr vendin e parë: Lazio kualifikim me frikë në zemër

-Instant, F1, Sport, Video



Raundi i fundit i fazës së grupeve në Champions League për Grupin F ka parë të kalojnë në 1/8 Borussia Dortmund e Lazio, që i janë bashkuar skuadrave të tjerë të kualifikuara (Barcellona, Juve, Bayern, Chelsea, Sevilla, Manchester City, Porto, Borussia Dortmund e Liverpool). Dortmund fitoi grupin duke përmbysur avantazhin provizor të Zenit, ndërsa Lazio barazon 2-2 me Brugge, që edhe me 10 lojtarë i fut frikën bardhekaltërve në Olimpico.

ZENIT ST PETERSBURG 1 – 2 BORUSSIA DORTMUND
Dortmund kishte nevojë vetëm për një fitore për të mos humbur vendin e parë, por ishin rusët ata që kaluan të parët në avantazh me Driussi, i shërbyer nga Sutormin, që në qendër të zonës gjeti një devijim fatal për Hitz. Gjermanët vuajtën goditjen dhe rrezikuan kapitullimin kur Azmoun iu anullua goli i dyfishimit për pozicion jashtë loje. Sinjalin e rikthimit të vardhezinjve e dha Reus që goditi shtyllën me të djathtën përpara pushimit. Në pjesën e dytë në fushë zbriti Youssoufa Moukoko, që u bë kështu lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Champions (16 vjec e 18 ditë, duke i marrë vendin e parë Babayaros). E Dortmund përmbysi rezultatin. Barazimi erdhi në të 68′, me golin e Piszczek, që depozitoi në rrjetë goditjen e Hummels të grushtuar nga portieri. Goli vendimtar i gjermanëve erdhi 10 minuta më pas, kur Witsel me të majtën gjeti këndin e poshtëm të pambuluar.



LAZIO 2 – 2 BRUGGE

Lazios i duhej një pikë për tu kualifikuar, por gjatë ndeshjes me Brugge e pa veten nga vendi i parë në rrezik të përfundonte në Europa League. Bardhekaltrit nisën mirë dhe në të 12′ kaluan në avantazh me Correa që përfundoi një aksion të shkëlqyer me Luis Alberto, e majta e të cilit u grushtua nga Mignolet në këmbët e Tuchu që shënoi 1-0. Vetëm se Brugge i mjaftojnë 3′ për të barazuar. Dinamikë e ngjashme, me Reina që nuk mbajti dot goditjen e Lang e Vormer përfitoi duke e dërguar topin në rrjetë. Lazio rigjen buzëqeshjen me një blitz të Immobile. Sulmuesi u pengua në zonë nga Mata e në të 27′ nuk e gaboi penalltinë që ktheu italianët në avantazh. U duk një histori e mbyllur, kur edhe Dortmund humbiste në Peterburg, me Sobol që la fushën me kartonin e dytë të verdhë, por me një lojtar më pak belgët barazuan përsëri me Vanaken dhe tentuan madje të fitonin. Lazio vuajti dhe iu fal fatit kur në shtesë De Ketelaere goditi traversën e brendshme.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *