• |
ide | kryesore

“Covid i ka bërë dëme të forta Berishës”: portieri shqiptar del nga spitali, por për tu kthyer në fushë do kohë

-Instant, Sport



Mediat në Itali kanë raportuar se portiere i kombëtares shqiptare Etrit Berisha ka lënë spitalin, por gjendja e tij nuk është ashtu si duhet. Portieri shtalartë tani është më mirë dhe ka lënë tashmë spitalin e Cona-s, duke nisur një rrugëtim rikuperimi që parashikohet i gjatë e plot pengesa. 31 vjecari duhet tashmë të rikuperohet fizikisht për të qenë në formë teksa ka kaluar një periudhë të vështirë prej koronavirusit, ku u detyrua të shtrohej në spital pas rritjes së simptomave të ‘COVID’-it.

Ankthi, jo vetëm i Spal për edhe kombëtares Shqiptare, është kur mund të rikthehet në fushë portiere. Në këtë moment është e pamundur të flitet me siguri, por rreziku është që mungesa e tij të zgjatet edhe një muaj tjetër. Nëse ndodh kështu, atëherë Spal duhet të bëjë pa portierin titullar deri në pauzën e janarit, me mundësinë për ta parë mes shtyllave në rifillimin e kampionatit, në program në mesin e janarit kundër Reggiana.

Duke parë këtë mungesë SPAL ka vendosur të marrë Stefano Mielin si portier rezervë në mënyrë që të mos ketë probleme për ndeshjet e ardhshme në Serinë B. Ndryshe nga si ka ndodhur me lojtarë të tjerë që kanë rezultuar pozitivë, tek 31 vjecari Covid-19 ka shfaqur simptoma jo të parëndësishme e në kampin e Spal nuk duan të kalojnë rreziqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *