• |
ide | kryesore

Daçiç në Kuvendin e Serbisë: Gjykatën Speciale duhet ta ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë

-Instant, Lajme, Planet



Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se në periudhën e ardhshme, tema në agjendën e Parlamentit të Serbisë do të jetë Kosova.

Daçiç në seancën e sotme të Kuvendit serb tha se do ta ndihmojnë Gjykatën Speciale, sepse siç tha, kjo është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000 për krimet në ish-Jugosllavi.

“Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiç, duke iu përgjigjur pyetja e deputetit të Partisë Socialiste të Serbisë, Tom File.

Ai deklaroi se mbetet detyrimi për të përgatitur dokumente dhe për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe gjithçka tjetër në mënyrë që, siç tha “të ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë për viktimat serbe”.

Fila e pyeti Daçiçin nëse si kryetar i Parlamentit, ai do të nisë një iniciativë në mënyrë që deputetët të kenë një pikë të detyrueshme në rendin e ditës çdo muaj ose njëherë në dy muaj, e cila do t’i kushtohej temës së Kosovës.

Ai tha se Komisioni i ashtuquajtur i Asamblesë për Kosovën duhet t’ua paraqesë një raport mbi situatën në Kosovë deputetëve çdo muaj ose çdo dy muaj.
Fila pyeti nëse Qeveria e Serbisë do të formonte një organ që do të kujdesej për rrjedhën e gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *