• |
ide | kryesore

Hoti: Dhuna seksuale gjatë luftës është plagë e rëndë për të gjithë ne

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në konferencën “Progresi  dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.  Hoti theksoi se Qeveria e Kosovës është gjithmonë e gatshme për të dëshmuar mbështetjen e përbashkët për këtë pjesë të shoqërisë që për më shumë se 20 vite vazhdon të preokupojë të gjithë vendin, në përjashtim, duke pas parasysh dhimbjen e cila iu shkaktua nga dhuna seksuale e shkaktuar gjatë luftës nga paramilitarët serb.

Më tej, ai shtoi se falënderon organizatat vendore dhe të huaja për mbështetjen e këtij procesi të ndjeshëm. “E kuptoj që procesi i njohjes së statusit të viktimave ka zgjatur, por uroj për më shumë përkushtim të të gjithë atyre që punojnë në këtë kuadro”, tha Hoti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *