• |
ide | kryesore

Kapet në Durrës trafikanti 31-vjeçar me 840 doza heroine dhe marijuanë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar një shpërndarës droge dhe ka sekuestruar plot 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

Bëthet fjalë për 31-vjeçarin me iniciale E.I., banues në Durrës.

Policia jep detaje: 

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *