• |
ide | kryesore

Mbi 47 milionë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

-Instant, Lajme, Planet



Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 47 milionë.  Sipas faqes së internetit “Worldometer”, 47.025.645 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (9.178.946), SHBA (8.983.641), Brazil (5.801.067) dhe Rusi (1.956.588), ndërsa më pas radhiten Argjentina (1.300.696) dhe Kolumbia (1.267.595). Në Turqi, numri i të shëruarve që nga 8 dhjetori ka arritur në 436.270. Ndërkohë në mbarë botën janë 19.364.907 persona, të cilët ende janë në trajtim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *