• |
ide | kryesore

OKB shpall Ditën e Gatishmërisë Epidemike

-Instant, Lajme, Planet
Kosova



Një vit pas shpërthimit të koronavirusit, Asambleja e Përgjithshme e OKB shpalli sot 27 dhjetorin si Dita Ndërkombëtare e Përgatitjes për Epideminë, në një përpjekje për të siguruar që të merren mësime nga pandemia COVID-19 për krizat e ardhshme shëndetësore. Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë botën, duke infektuar mbi 66 milionë njerëz deri më tani dhe duke shkaktuar vdekjen e rreth 1.5 milionë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli një pandemi në mars, për të cilën SHBA dhe disa vende të tjera thanë se ajo ishte e vonuar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë me konsensus duke njohur nevojën për “ngritjen e nivelit të gatishmërisë në mënyrë që reagimi ndaj çdo epidemie që mund të lindë të jetë sa më i shpejtë dhe efikas që të jetë e mundur”.

“Duke qenë se Asambleja e Përgjithshme kishte deklaruar më herët ditë ndërkombëtare kushtuar shahut ose jogës, duket e drejtë që edhe epidemitë të kenë ditën e tyre”, tha udhëheqësi i grupit ndërkombëtar të krizës pranë OKB-së Richard Gowan. Rezoluta e Kombeve të Bashkuara thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *