• |
ide | kryesore

Inceneratorët që duan ti vënë flakën fjalës së lirë

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut shqiptar pret me padurim nga organet e reja të pjella prej reformës në drejtësi, të zbardhin të vertetën për koncesionet shumëmilionëshe të inceneratorëve, njeriu që akuzohet se qëndron pas tyre, Mirel Mërtiri dhe më pas kompania Albtek energy, janë hedhur në kundërsulm. Ata kanë vendosur të padisin mediat dhe gazetarët që kanë investiguar ndaj tyre.


Fillimisht e kishte radhën një nga burimet më serioze dhe më pak sensacionale të informimit, BIRN, Albania. Investigimi i kryer prej gazetarëve Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani, në shtator të këtij, viti zbulonte lidhjen e pronares “de jure” të koncesionit të Elbasanit, Stela Gugallja me Mërtirin. Prej këtu, ky i fundit, pretendon se i “është cënuar personaliteti, duke i shkaktuar dhimbje të brendshme dhe vuajtje shpirtërore” dhe prandaj ka filluar procedurat gjyqësore.


Pre e një padie ka rënë edhe regjizori dhe gazetari hulumtues Artan Rama. Në shkrimin e tij që është botuar edhe nga Lapsi.al, Rama pasqyronte një proces gjyqësor mes kompanisë që djeg plehra duke prodhuar edhe energji dhe Entit regullator të energjisë. Por fakti se në raportimin e tij Rama ka përdorur epitete që shprehin gjykimin e tij si “prapaskena”, “abuzim”, “larg vëmendjes publike”, “po merr jetë”, po ‘digjen’ paratë tona etj, është quajtur nga koncesionari si një mëkat që duhet dërguar para gjykatës.

Lexo me tej:

Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Në të dy rastet të akuzuarit i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe janë zotuar se do të mbrojnë në proces faktet dhe opinionet që kanë paraqitur. Qoftë dhe dikush me kulturë të mangët juridike po ti lexojë ato shkrime (linqet lart) e ka të lehtë të kuptojë se mes atyre rreshtave nuk ka ndonjë krim. Pra në këtë kuptim mbrojtja e tyre nuk është e nevojshme.

Por këtu çështja shtrohet se si gjithçka është kthyer përmbys dhe si është e mundur që kaq lehtësisht, të akuzuarit të kthehen në akuzues. 

Natyrisht, me këtë nuk dua të them se mediat dhe gazetarët nuk duhet të japin llogari si gjithë të tjerët, para drejtësisë. Unë mendoj se kur gënjejnë, shpifin me qëllim dhe janë në sens të kundërt me interesin publik, ata duhet të paguajnë madje dhe më shumë se sa të tjerët. 

Armand Shkullaku i përgjigjet filmit të Ramës dhe gazetarëve që e komentuan atë

Por, në këtë rast nuk është ky thelbi.

Sepse këto padi kanë gjithë brutalitetin dhe arrogancën e atyre që ndihen si partnerë të pushtetit. 

Ato vijnë në një sfond të caktuar ngjarjesh. 

Ato ndodhin në një kohë kur SPAK është bërë shurdh memec, për të dëgjuar kërkesat dhe informuar publikun se çfarë po bëhet me denoncimet që janë dorëzuar për koncesionet e inceneratorëve. Si gjithçka ka të bëjë me hetimin e mëkateve të mundshme të pushtetit, drejtësia e re po rezulton qesharake.

Ato marrin zemër në një kohë kur kryeministri i vendit, Edi Rama, në kulmin e akuzave i zhvendos mbledhjet elektorale të PS-së në mjediset e inceneratorit të Elbasanit për të dhënë sinjalin se cilët janë miqtë e paprekshëm të partisë. 

Ato bëjnë përpara pasi e dinë se një pjesë të madhe të mediave i kanë tashmë në xhep, si propoganduese të reportazheve që u serviren me para në dorë. 

Si dikush që në kohë të Berishës, është ndeshur, për shkak të profesionit, me proceset e klientëve pranë pushtetit, unë e njoh nga afër identikitin e këtyre paditësve, që i trimëron arroganca e ndarjes së parave me qeveritarët. I kam parë sy më sy edhe kur sillen si bufonë agresivë edhe kur legenosen pasi rrëzohen bashkë me të fuqishmit e radhës. 

Sesa reale janë këto procese i kanë ndjekur në fakt gjithë shqiptarët, që kanë vënë re se si drejtësia dënon fillimisht kritikët e qeverisë dhe si në fund u jep të drejtë të parëve, kur të dytët përmbysen nga kolltuku.

Pra, në këtë kuptim, as proceset e fundit nuk përbëjnë ndonjë rrezik afatgjatë për gazetarët e akuzuar. E drejta është me ta dhe kjo do të konfirmohet edhe ligjërisht. 

Prandaj i rëndësishëm në këtë histori nuk është fati i tyre personal, por shembulli për të hapur sytë  se çfarë po ndodh. Për të kuptuar se si, në kohën kur pushteti ka projektuar një nga ligjet më represivë për mediat, kur kryeministri bën thirrje publike për të goditur dhe shpërfillur ato, dikush i akuzuar si klient i tij, po vendos në punë inceneratorët, që së bashku me plehrat dhe paratë tona, ti vërë zjarrin edhe atyre pak të vërtetave që duan shumë mund të dalin në sipërfaqe.

A mos vallë ky është sinjali i parë që tregon se përse Rama po këmbëngul në ligjin anti perendimor të “anti-shjpifjes”? A mos kjo është prova, se po tenton të përdorë koncesionarët dhe për një qëllim të dytë, larjen e hesapeve me kritikët e qeverisjes së tij?  

Janë këto procese që ndofta do të tregojnë nëse kemi kapërcyer në një fazë të re të kapjes së sistemit: nga ajo kur njerëzit paranë pushtetit ishin të paprekshëm, në atë kur ata e përdorin drejtësinë për të goditur të tjerët që nuk i’u binden. 

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Sali Berisha më 8 dhjetor 1990 u shfaq në podium duke pershendetur shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike.

    Ai përshëndeti Ramiz Alinë dhe e vlerësoi atë si një njëri të guximshëm, i cili me atë guxim që udhëhoqi ushtrinë në betejat çlirimtare udhëhoqi vendin edhe në betejat e reja të demokracisë.

    Pastaj shtoi se shpresonte që Alia të mbetej mik i Partisë Dëmokratike.

    Reagimi i studentëve ishte i ashpër dhe Berisha u detyrua të ndërpriste fjalën.

  2. Bushat ,ndoshta LLalla si ish Krye/prokuror qe eshte ne akuze per burg na thote ndonje gje per furrat e plehrave,sepse Llalla niuk di vetem per Berishen,Meten,Bashen por edhe per Ramen.Do te ishte shume interesante deshmia e ketij Krye/prokurori hajdut.
    Nuk e di cbehet me termocentralin e Vlores qe do punonte me qymyr guri…..
    Mire ishte qe per plehrat te flisnin Meta dhe dhe dhenderi i Berishes,se dine shume….
    Jam dakort me shkrimin por nuk e di a eshte dhe Shkulaku?

  3. YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES,NE AT KOHE YMER GELBAZA ME SHUME E MBANTE LLAPEN NE BYTH TE SALI BERISHES SE SA NE GOJE TE TIJ thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO JAU LEPI QIMET E BY**THES ,ANDI BUSHATIT DHE ARMAND SHKULLAKUT DHE FATOS LUBONJES

  4. Natyrisht qe Pitbullet e Rames do te ndersehen kunder atyre qe i denoncojne kafsherine!
    Bolsheviket e RIlindjes jane ne panik total.

  5. TE GJITHE REFUZOJNE TE ULEN NE NJE TAVOLINE ME YMER GELBAZA KELLIRA-PO I MBAN GOJA ERE BYTH-POST EFEKT PRAPANICA E DOKTORIT DHE PIKTORIT thotë:

    OR ANDI KY YMER GELBAZA KELLIRA SA VITE KA PREJ KUR FILLOJ TA LEPI NE PRAPANICE SALI BERISHEN DHE EDI RAMEN,

  6. Ky i rregullave”J” qeka rrote ka..i per Boratin.
    A dini gjo so ka gdhi LLalla se edhe 1 muaj do te fleje tek hotel kashta.

  7. Pasi ka dështuar ta mundë me zgjedhje, pasi ka dështuar ta mundë me bojkot, pasi ka dështuar ta mundë me djegie mandatesh, apo propagandë bajate shifrash e numrash, tani mendon se ka gjetur zgjidhjen e duhur përse Edi Rama duhet të ikë. Kjo që ka qeverisur dy mandate, i duket një argument bindës për të vetët.

    Bile për ta kthyer këtë dëshirë në rregull, ai ka premtuar sot, se sa të marri pushtetin, do ta vendosë në ligj, që një kryeministër duhet të rrijë dy mandate, jo më shumë.

    Kjo e tëra është në funksion të fushatës së tij kapitulluese, që Edi Rama duhet të ikë se nuk mund të qeverisë tre mandate.

  8. Heee Bushat kari. Njicik e veshtire per ty po duhet ta kuptosh qe koha e Babalenews ka marre fund. Eshte nje liste e gjate shpifarakesh ne PD, duke fillu me Ed thuthuqin etj qe jane denuar penalisht per shpifje. E hongren sa krahu, nuk kandidojne dot me dhe e transferojne muhabetin te gazekaret bythlepires qe jane mesu me e hudh fjalen si lopa shurren.

  9. Eshte nje teme shume e goditur kjo qe ke kapur ti z.Buahati . I gjithe shteti ne bashkepunim me krimin e organizuar ka ngritur ne kembe nje makineri anti informim dhe represioni per kedo qe flet apo e ve ne dyshim çeshtjen e inceneratoreve edhe pse kjo eshte nje mega korrupsion i paster . Nese keni pare emisionin qe Top Çenell per inceneratoret apo me sakt emisioni e porositur dhe pregatitur nga Ben Blushi na doli qe firmaqe e cila ka fituar ndertimin e tyre na kishin dale vetem per ti bere sevap vendit dhe popullit te tyre dhe se po e benin kete nenkosto sepse e njejta gje ne serbi po behej me 350 milion euro ose gati me mbi dy here me shume se ketu tek ne . Prandaj une them qe te gjitha shoqatat bamirese por edhe ne si popull ti japim nje dore ketyre sevaplinjve te inceneratoreve , ti ndihmojme financiarisht . Edhe z.Naçi doja ti thoja se po ndihmon njerezit apo “hallexhinjte” e gabuar sepse “hallexhinjte” e vertete per tu ndihmuar jane pronaret e inceneratoreve .
    Ne kete vend nuk çudite me as edhe nje gje . Jemi bere kavie eksperimentale e krimit me pushtet politik . Ky vend eshte bere shume i frikshem . I gjati ine akoma me shuuuuuume i frikshem . Quo vadis o popull ? Akoma koke ullur do rrish ? Nuk kthehet gjithmone faqja edhe pse te kane qelluar me dhjetra here . Nuk thuhet gjithmone “peqe” edhe pasi perbuzesh me dhjetra here dhe ne fund perçmohesh si nje plehere qe duhet te perfundosh ne incenerimin e makinesise se mafies shtet . Nuk ka lavdi pa rrezikuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu