• |
ide | kryesore

Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm, pranga dy burrave në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohen në flagranë në Tiranë dy burra që po transportinin 4 emigrantë të paligjshëm.

Pas arrestimit të B.S., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe F.N., 30 vjeç, banues në Mat, policia sekuestroi edhe një makinë dhe disa aparate celular që i përdornin për t’u koordinuar me qëllim transportimin e shtetasve të huaj.

Çfarë thotë policia 

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit :

B.S., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe F.N., 30 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kanë tentuar të transportojnë 4 shtetas emigrantë të paligjshëm në qytetin e Tiranës me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.



1 Comment

  1. Shtet shkerdhat, po pse nuk i ndalodi direkt emigrantet ne kufi, apo ashtu i keni direktivat!?
    Oe ndaloini ne kufi ose lerini te kalojne lirisht (une jame per kete te dyten, hallexhinj jane dhe ata).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *