• |
ide | kryesore

Raiola ndez merkaton për Pogba: “Eshtë më mirë për të gjithë nëse ikën nga United”

-Instant, Sport



Merkato dimërore është në prag e skenën kërkon ta rrëmbejë si zakonisht Mino Raiola. Menaxheri i njërit prej emrave më të nxehtë që rezervon janari, Paul Pogba, e ka bërë të qartë se e ardhmja e mesfushorit tek Manchester United është mjegulluar edhe më shumë nga pankinat e kohëve të fundit: “E kotë ti biem anash. Më mirë të flasim qartë, të shohim përpra e të mos humbasim kohë duke kërkuar fajtorin: Paul tek Manchester United nuk është i lumtur – ka thënë hapur Raiola duke ndezur shpresat e klubeve të gjysmës së Europës -, nuk arrin të shprehet si do të donte e si pritet prej tij. Ai duhet të ndryshojë skuadër, duhet të ndryshojë ambjent”.

Kontrata e Pogba me Red Devils përfundon në verën e 2022: “Zgjidhja më e mirë për palët është shitja në merkaton e ardhshme – ka vlerësuar Raiola në një intervistë për Tuttosport -. Përndryshe klubi i Old Trafford, me të cilin raporti është i shkëlqyer, e di mirë se rrezikon ta humbasë me parametër zero, duke qenë se për momentin nuk është në qëllimin e lojtarit të rinovojë kontratën. Nëse dikush nuk e kupton, atëherë kupton pak nga futbolli. Sidoqoftë, le të ma hedhin fajin mua nëse verën e ardhshme Paul do të ikë”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *