• |
ide | kryesore

Rakacolli: Vaksina do të vijë në Shqipëri njësoj me vendet e tjera që janë pjesë e aleancës Covax

-Instant, Lajme, Të fundit



Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se vaksina kundër COVID-19 do të vijë në Shqipëri njësoj me vendet e tjera që janë pjesë e aleancës Covax.

Rakacolli shtoi se qeveria është edhe në përpjekje me vendet e tjera të BE për sigurimin e kësaj vaksine sapo ajo të dalë.

“Kemi bërë pagesën e plotë që është kërkuar për të qenë në atë që quhet dritarja e parë e shpërndarjes së vaksinës. Në momentin kur vaksina që është pjesë e aleancës covax do të aprovohet dhe e ne jemi në dritaren e parë. Nuk janë të gjitha vendet në dritaren e parë.

Ne do ta marrim në të njëjtën kohë kur ta marrin vendet e tjera që janë pjesë e kësaj aleancë.

Qeveria është edhe në përpjekje për të siguruar nëse do të ketë një vaksinë që do të dalë më parë në vendet e tjera të BE. Pra është një prioritet i qeverisë dhe unë besoj që kjo vaksinë do të jetë në të njëjtën kohë që do të jetë me vendet e tjera”, tha Rakacolli.



4 Comments

  1. Sot,ne Ballkab Veb,mjeku i njohur,shefi i kardiologjise,botoi nje shkrim,shum interesant,per vaksinat,studimet,perpekjet dhe verejtjet per vaksinat ne pergjithesi,prodhimin e tyre ne vende te ndryshme,garancine qe mund te jepnin,per luften ndaj covid19.Ne shkrim,autori,i referohej studimeve nderkombetare,te botuara ne revistat shkencore boterore,dhe ne fund perfundonte se shpresonte tek vaksinat.Por cuditerisht,rreth ores 4,oo pm,u hoq nga gazeta dhe nuk figuron jo vetem ne kreun e informacioneve,por,asgjekundi.Por me interesante me duket edhe fakti qe asnje media tjeter,nuk flet per kete shkrim,e aq me pak,per “zhdukjen e tij,ne Ballkan Veb.,qe nxjerr edhe nje fakt,qe ky shkrim,kujt nuk i ka interesuar,apo djegur,apo nxjerre lakuriq,ne vendin tone?

  2. Ne shqiptaret te fundit ne cdo gje edhe per vaksinat ne jemi te fundi. GOMARI ne USA eshte per qefin e tij e jo per vaksinen. E kjo zhaba del cdo dite e na lodh veshet e syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *