Mediat e huaja kanë raportuar se këngëtarja Rita Ora është gjobitur dy herë pasi theu rregullat e distancimit social.
Menjëherë pas ngjarjes,përmes rrjetit social ‘Instagram’, Rita u ka kërkuar falje ndjekësve për veprimet e saj të nxituara, duke i rrezikuar jetën personave të tjerë. Së fundmi ajo është fotografuar nga paparacët duke biseduar me të atin e saj.Një mik i Ritës ka treguar se këngëtarja e ka kuptuar se i ka zhgënjyer gjithë fansat dhe se ndihet keq për këtë gjë.“Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi shpatulla. Prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur. Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj dhe familjes. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, u shpreh burimi.