• |
ide | kryesore

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Arkiva, Kryesore, Lajme



Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Indrit Taullain, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin.

Në një njoftim për mediat SPAK bën me dije se në ngarkim të këtij grupi janë të paktën 2 vrasje të bujshme që kanë ndodhur në vitin 2005, ekzekutimi i Vajdin Lames bashkë me Artan Arsin dhe ai i rivalit të Lulzim Berishës, Klodian Saliu.

Më poshtë njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka kryer hetime në funksion të procedimit penal nr.252 të vitit 2020. Hetimet e këtij procedimi penal kanë të bëjnë me dy ngjarje të ndodhura para 15 vitesh, autorët e të cilave nuk ishin zbuluar.

Më konkretisht bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri ka mbetur i vdekur shtetasi K. Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

Ngjarja e dytë është ajo e datës 27.02.2005, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse, kanë gjetur vdekjen shtetasit V. Lame dhe A. Arsi. Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte viktima V. Lamaj, me adresë Kulla Nr.2, Lagja nr.9, rruga “Dervish Hima”, Tiranë.

LEXO edhe “Rihapet dosja/ Kush është biznesmeni Vajdin Lamaj dhe si ndodhi ekzekutimi me tritol në ashensor”

Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre në regjistrin e procedimeve penale ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm.

Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e këtyre dy ngjarjeve të rënda kriminale. Më tej Prokuroria ju drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.115 datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve:

  1. Berisha, P. Dervishaj, I. Taulla dhe L. Reci, të dyshuar për veprat penale të të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Gjithashtu, po me këtë vendim Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Ymeri (Imeraj), E. Shullazi për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 07.12.2020 ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit V. Ymeri. Gjithashtu në datën 06.12.2020 falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Republikës së Kosovës u bë e mundur që të kapej në qytetin e Prizrenit shtetasi I. Taulla. Për këtë shtetas kanë filluar procedurat e ekstradimit të tij nga Republika e Kosovës.

Ndërsa në datën 08.12.2020, Policia Gjyqësore ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit E. Shullazi (aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale).

Nisur nga dinamika e hetimeve, në datën 07.12.2020 Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e shtetasit I. Rusi, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Hetimet dhe ekzekutimi i masave të sigurimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë dhe shumë efikas me Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulimi dhe përballja me ligjin e autorëve të veprave penale të rënda dhe akoma të pazbuluara ngelet një ndër prioritetet e Prokurorisë së Posaçme. Të gjithë qytetarët që kanë dijeni në lidhje me këto ngjarje kriminale janë të lutur që të deklarojnë në Prokurori duke i garantuar ata për seriozitetin dhe gatishmërinë e Prokurorisë së Posaçme për ti shkuar deri në fund të hetimit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.



18 Comments

  1. Sali Berisha më 8 dhjetor 1990 u shfaq në podium duke pershendetur shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike.

    Ai përshëndeti Ramiz Alinë dhe e vlerësoi atë si një njëri të guximshëm, i cili me atë guxim që udhëhoqi ushtrinë në betejat çlirimtare udhëhoqi vendin edhe në betejat e reja të demokracisë.

    Pastaj shtoi se shpresonte që Alia të mbetej mik i Partisë Dëmokratike.

    Reagimi i studentëve ishte i ashpër dhe Berisha u detyrua të ndërpriste fjalën.

    1. Po pse bo zhurmuesin ohh njeri kot apo te paska dhimte se tu paskan kap prape djemt problematik
      Ti qenke si shaban qosja do te rrishe vete ne qender te sharjeve
      Per cfare bohet fjale ne shkrim dhe cfare prallis ti ohh idiot ti qenke debil komplet

    2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

      Antishqiptari më i madh i te gjitha kohrave,eshte hajduti,mashtruesi,drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama, që meriton karriken elektrike dhe e ka pak.Sali Berisha e futi ne burg kriminelin Lul Berisha,Vagjush Dako,miku i Edvin D’Rames e liroi!Pa perkrahjen e D’Rames kjo do te ishte e pamundur.Berisha ishte vetmi qe pati kurajon te denoncoi Emiliano Shullazin,kur i bëri presion Mynyr Konit te terhiqej nga kandiatura per Rektor.Kjo,sepse Mynyr Koni nuk ishte me”rilindasit”.Emiliano Shullazi eshte nxitur nga miku i tij Saimir Tahiri me urdher te Edvin D’Rames.
      Pra,Edvin Escobar D’Rama lidhjet me Lul Berishen dhe Avdylajt e Shijakut i ka pasur ndermjet Vagjush Dakos,me Emilijano Shullazin ndermjet Saimir Tahirit.
      Etja per pushttet e karrieristit Edvin Escobar D’Rames mund te konkuroi vetem me Hitlerin,me nje ndryshim,perkatesia ideologjike,Hitleri ishte i qarte,i ekstremit te djatht,D’Rama nuk i perket asnje ideologjie,ai eshte mafioz dhe”rilindja”organizate mafioze,ideologjia e tij eshte pushtteti.
      E vërteta është,se ditën qe Edvin Escobar D’Rama foli kundër Enver Hoxhës(qe i kishte derguar kartoline kur ishte 19 vjeç) në Akademinë e Arteve kur akoma shumica nuk guxonte,ai ishte i lejuar nga lart qe ta bënte,i ishte hapur drita e gjelbërt.D’Rama ne fillim të viteve 90-te,sipas urdhereses se Ramiz Alise,shante regjimin diktatorial per te fituar reputacion ne popull dhe tek te persekutuarit politik,me thirrjet gjoja per varjen e komunisteve.Kjo kishte te bente me marrveshjen e Katovices.Qellimi Ramiz Alise ishte qe te partite e ardhshme e djatha dhe e majta,t’mos ishin ne dore te njerezve me prejardhje antikomuniste,qe ata te mos kishin kurre mundesi marrjen e pronave,sepse marrja e pronave ishte baraz pushttet.Edvin D’Rama u afrua te PD-ja ne fillim,por e larguan sepse ishte i semure psiqik,person labil dhe pa integritet moral,dhe Babai i tij qe merrej me politike megjithese “skulptor”,ka firmosur dy denime me vdekje.

  2. Po Lul Berishes sikur i kthyet makinat dhe pronat e sskuestruara?
    Apo me fal, ishin vellezerit oflista, kur ju jeni spakistet.

  3. Tani futni ne burg edhe ata gjykatesa dhe Gjushin e bashkise Durres qe kontribuan ne lirimin e ketyre kriminelave.

    Spak vepro edhe per keta bandita me pushtet…

    1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshte pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

      kujt ti besojm neve,vecse te mallit zot ullzimit tije,vetym aty eshte e verteta,qe po te vihej ne gjitha sistemet e jetes per zbatim ,mbyll burimet e krimit hap burimet e dobive qarteson gjalleron ,jep zgjillje siguri paqe shpres shpetimvlera,tjerat cfar jan shpikje njerzore japin antivlera flet raliteti,vet po te ishte sistem jete e verteta,nuk do kishim nevoj per spakun burgje ,poli c dhe ushtri ,armatim te shumet vetem se dicka simbolike,nuk do kishim njerez qe do ankoheshin ,vetem dicka simbolike,sepse nuk do kishte ullheqes qe do thonin un per gjithcka por do thonin drejtohuni ,TE MALLIT ZOT PER GJITHcKA NE ME NDERGJEGJE NE MEZIN TON MBAJM BARAZI,DHE NJERZIT DO NDERGJEGJSOHESHIN DHE MBYLLESHIN PROBLEMET,,TANI KU ESHTE BESUSHMERIJA ,SOT TEK NDESHKUESIT SPAKUN LIGJIN ,QE JAN NE NDJEKJE TE KRIMIT,APO TEK POLITIKA QE ESHTE BERE BURIM KRIMI ME STANDARTE TE DYFISHTA ,QE KRIMINALIZON BREZAT E PAFAJSHEM ,NDALON ZHVILLIMIN DHE SHPOPULLON VENDIN,,SPAK DHE GJITHA ORGANET FUNDORE LIGJZBATUESE NUK MUND TE RESPEKTOHEN PA QEN NE STANDART DOMOSDOSHMERIJE NE MENYRE TE BARABARTE POLITIKA AJO QE ESHTE BURIMI KRYESOR I KRIMIT,KUR POLITIKA TE JET NJESH ME LIGJET,PA STANDARTE TE DYFISHTA, ATEHERE THEMI SE KETU,KA DREJTESI,KESHTU QUHET PUSHTIM I NJE POPULLI NGA INTERESI ,X,,PERSONI GRUPI SHOQEROR ,KJO FORM I PERKET SHEKULLIT KALUAR,POR PER KET SHEKULL ESHTE E DESHTUAR ,O TE PABINDUR SEPSE I MUNGON KRIJIM PRAKTIK KRIJESASH ME KUFIJ IMUNITETI PERBALLUES TE DESHIRAVE TUAJA,QE JAPIN ZGJILLJE,DOBI JU KENI KALUAR cDO KUFI ESHTE ULUR RENDIMENTI DOBIVE ,DHE NUK PLOTSON ,SI MUNDESI INTERESIN TUAJ,SHKURT NE ASNJE TEORI LEVIZJE MUNDESI TE GRUPIT INTERESIT PADREJTESIS GJALLESAT SI PLOTESOJNE DESHIRAT NDRYSHE VETEM SE ME DREJTESI HAK RREGULL MAS,DOMOSDOSHMERI ,JU SJENI KRIJUES ZGJILLJES PER DESHIRAT TUAJA ZGJILLJET VIN NE UNITET VETEM BAZ ULLZIMIT HYJNOR,KJO E PERMBLELL FJALEN DESHTIM ,TE GJITHA VEPRIMEVE TUAJA DUKE EKLIPSUAR KEQ DHE ME KEQ ,,SHPJEGOJENI SI TE DONI SHKENcERISHT FETARISHT PRAKTIKISHT FAKTET TASHME I BINDEN ,DHE ZGJUAN TE GJITH NUK JEMI PARA 1 SHEKULLI QE NUK NJIHNIM FAKTET QE SJELL ZHVILLIMI NE GJITHA FUSHAT PER TE KUPTUAR TE VERTETEN,,O SHTET,I KALBUR NGA PADREJTESIJA BINDUNI SE PADREJTESIJA ESHTE SHAH MAT KUNDER LOJTARIT VET,,NUK PO E THEM UN E THA I MALLI ZOT PERMES KRIJIMIT DHE ULLZIMIT TIJE NJE SISTEM PREFEKT QE NUK MUND TE SFIDOHET NGA ASKUSH VETEM SE SEJcILIN E MBAN PENG NE PERGJEGJSI PER MENDIMIN FJALEN VEPREN QE BEN PER SHPERBLIM TE MIREN DHE NDESHKIM TE KEQEN ,,O SHTET I FUNDOSUR NGA KRIMI KETU E NJE SHEKULL ,BINDUNI SE VETEM E VERTETA ESHTE VULA ZGJILLJEVE AS KOMISIONI VENEcIES AS AMERIKA AS BRUKSELI ,ASNJE QENIE E KRIJUAR MBI TOKE VETEM SE KUSHTETUTA UNIVERSIT SHPALLJA HYJNORE,E TE MALLIT ZOT,UN NUK JAM KUNDER LIGJIT KUNDER KUSHTETUTES RENDIT QETESIS,POPULLIT DOBIS,UN JAM KUNDER PADREJTESIS,UN JAM PRO DHE KUNDER ASAJ QE ESHTE cDO NJERI MBI SIPERFAQEN E TOKES,QE SEJcILI DON TE DREJTEN HAKUN DHE URREN PADREJTESIN TI BEHET,POR TANI DUHET TA PRANOJME PER TE GJITH NE MENYR TE BARABARTE NE POLITIKA LIGJE VEPRIM ME NJE VIJE TE KUQE 1 STANDART,KETE RREGULL NUK E KAN KRIJU NJERZIT POR KRIJUESI NJERZVE DHE QUHET E VERTET DREJTE HAK,ULLZIM DHE MESHIR PER TE GJITH,,NESE JU SI PUSHTETARE NUK PRANONI TE NDRYSHONI KALONI NE PAJTIM TE BRENDESHEM DHE VENDOSET NE MENYRE TE LIRE E MERITUARA NE FJALE DHE VEPRA SI PERFAQSUESE E POPULLIT ME NJERZIT TE ASAJ FUSHE SI PRIJES TE POPULLIT QE QUHET E VERTET DIJENI SE SHUM ENDRRA MUND TE SHIHNI POR RALITET KURRE SEPSE NUK KA KRIJIM MUNDESI ,NJEKOHESISHT KUNDERSHTIM DHE ASPERSI,SA ME SHUM TE THELLOHENI,,RRALITETI PA ZE LEXUSHEM ME FAKTE URTESIS NJERZORE I THOT STOP LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA SE NUK ESHTE RRUGE SHPETIMI PER JU ,KET RALITET TANI PO E NDIEJN DHE SHOHIN ME FAKTE PER DIT TE GJITH NGADO,DIJENI SE SI TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI NDAJ TJETRIT NJEJTE DO JET PERGJIGJA TJETRIT NDAJ JUSH SEPSE NE MES QENDRON KRIJUESI MALLESHTOR QE JEP HAK,DUKE I NJOHUR NE THELLESI ZHVILLIMET DUKE MOS DASHUR TU SHOH NE NDESHKIMIN E TE MALLIT ZOT ,VETEM SE PO JUA KUJTOJ DOBIT ,MIRESIT SI VIN QE TE MOS ZHGENJEHENI SE NJELLOJ JEMI TE GJITH NJEREZ NJE NATYRALITET KEMI ,PAS KETI SPJEHIMI BENI cTE DONI SE ATE QE DO MBILLNI DO KORRNI TE GJITH,MUA ME MJAFTON I MALLI ZOT E VERTETA

  4. Spaku mbulon deshtimin me ngjarje te 15 viteve me pare nderkohe qe misioni i tyre prioritar ishte goditja e korrupsionit ne nivelet me te larta. Vaj medet per Spakistat

  5. Jo ooooooooo cne Shullazi ai eshte shoku Saje Qorrit ,Shullua djal flori I bien kot ne qafe ,kur I perdhunonte viktimat dhe i filmonte ska ber gje ,nja njezet vet ka vrare sjan gje ja pyeteni Sajen ,kur do hiqnin ndonjerin qafe ,bashkoheshin bashke me Lul Berish Dakon ,keta jane akullore ,sa per ate kok pidhin komentus te ores 18 17 mos ja varni se eshte si puna e kurves qe do vemendje.

    1. Dmth Shullazi eshte shok me Saje Qorrin, Lul Berishen dhe Dakon.
      SPAK procedon dhe denon Saje qorrin. SPAK i qendis dosjen Shullazit dhe Lulit.

      Sikur nuk shko me deklaratat e PD’s qe drejtesia eshte kapur nga rilindja!!!

  6. Nqs per kete krim akuzohet Shullazi ai ka qene vetem ekzekutori, te kerkohet kush e urdheroi ate vrasje pasi Vajdini qe ju prehte shpirti atje ku eshte nuk ishte nje njeri dosido dhe kishte emer e prona.

  7. Ky Vajdini ka qene shoku i Dritan Hoxhes.shoke droge.
    Ndoshta Vali fiku i jep emrin e ndonje rruge ,njelloj si me Hoxhen.Drogmenet jane perjetesuar neper rruge ne SHqiperi.
    Ky Vajdini ka qene kaq i urte sa edhe kur ecte kishte frike se i mshote shume rruges.Nje bandit ka qene.

  8. Mbas nje viti dalin per mungese provash. Ju shkerdhefsha mu ne parlament akademi mjekesi polici ushtri hale shkolle. Kjo gjindje katile vrasjen e kane argetim, si kriminela, si police.

  9. Biznesmeni Vajdin Lame deshet te thoshit.Po kta ishin kriminela dhe shkojne ju vene emra shkollash.Ja per kto gjera njerzit ndihen mire jashe edhe pse sherbetore .

  10. eshte nje flluske sapuni per ti pastruar edhe nga kjo akuze dhe per te dhene idene qe ASPAK funksionon.

    Dhe objektivi paresor eshte te zhvendoset vemendje ne nje ceshtje mediatike duke ditur oreksin e shiptareve per keto histori.

    me pak fjale, propagande dhe diversion nga temat e dites si vrasja e nje 25 vjecari me kot nga policia, covid, korrupsion, droga , vetigu i deshtuar, listat e ndryshuara te qershori nga gjendja civile me zona qe humbasin dhe fitojne deputete arbitrarisht .

    As fare ska problem.Juvja fitoi mbreme dhe kryetari eshte gezuar:-D . fitorja e juves ishte embelsira, pasi parate vershojne lume tek rama si cdo dite tjeter edhe pse njerezit vdesin nga hajduteria e rame

  11. Lereni keta se e dime qe po i nxejrin nje e nga nje nga burgu, ketu po vtet sheteti te rinjë te pafajshem si njeher e nje kohe qente rrugeve ndersa ju merreni me shashka e propagande. Çohuni i bjeruni perndryshe fat i ngjashem ju pret.

  12. E NXORRI NGA BURGU VANGJUSH DAKO, MIK I NGUSHT I EDI RAMES…
    FUSNI NE BURG GJUSHIN TASHI SE KTO I BOJN VET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *