• |
ide | kryesore

Vendosen masa të rrepta sigurie në Hong-Kong prej frikës së infektimeve të reja

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria e Hong-Kongut po përgatitet të nisë masa më të rrepta anti-Covid, për të përballuar një valë të re infeksionesh në ish-koloninë britanike. Sipas asaj që njoftoi sot guvernatori Carrie Lam, raporton CNN, hapja e restoranteve do të jetë kufizuar deri në orën 18:00, ndërsa palestrat, qendrat sportive dhe sallonet e bukurisë do të duhet të mbyllen.

Gjatë një konference për shtyp, Lam theksoi se popullata nuk po respekton distancën shoqërore dhe se masat e reja janë të nevojshme për të “kufizuar numrin e njerëzve në rrugë dhe për të zvogëluar fluksin e njerëzve”.

Hong-Kong aktualisht ka mbi 6900 raste të infektimit dhe 112 vdekje. Qyteti aktualisht është në fazën e katërt të pandemisë, sipas autoriteteve shëndetësore, ku regjistrohen dhjetëra infeksione të reja në ditë, të cilat janë rritur që nga fundi i nëntorit.
Detajet e masave të reja do të shpallen në një konferencë shtypi të mëvonshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *