Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka dorëzuar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë dhe institucione tjera lidhur me gjenocidin e Serbisë të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u ka dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Akademisë së Shkencave, Avokates së Popullit dhe partive politike në Shqipëri propozimin për projekt-rezolutën mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, pasi besojmë se kjo është një çështje që i tejkalon dallimet partiake dhe për të cilën nevojitet unitet kombëtar. Kjo projekt-rezolutë vjen pas kërkesës zyrtare të depozituar në institucione në datën 12 nëntor 2020”, thuhet në njoftim të kësaj partie, dega në Shqipëri.
Ndër pikat kryesore të kësaj projekt-rezolute janë:
Caktimin e datës 15 Janar, ashtu siç ka vepruar edhe Kosova, si: “Dita e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ngritjen e një memoriali në Tiranë, si dhe protokollin përkatës shtetëror për aktivitetet e kësaj date në koordinim me autoritetet e Republikës së Kosovës.
Ndryshime në Kodin Penal në lidhje me çështjen e gjenocidit, si dhe përshtatja e kurrikulave shkollore për edukimin e brezave që vinë.
Ndërkombëtarizimin e çështjes së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, marrë parasysh faktin se Kosova ende nuk është anëtare në shumë prej tyre.
Moooos Albin ca ke bo!!!!!!!! Si do ti dalim perpara vllaut Vucic!!! A do kemi fytyre po e beme kete?!