• |
ide | kryesore

Zbardhja e vrasjes së Vajdin Lamajt, reagon ambasadorja e SHBA: Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar lidhur me zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut. Sipas Yuri Kim, SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tej ajo shton se ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit.

Në fund Kim, shkruan se SHBA shpreson që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.” shkruan Yuri Kim.



11 Comments

  1. Znj. Yuri, shqiptaret presin te arrestohen dhe denohen “Peshqit e Medhenj te Politikes” atehere SPAK dhe Drejtesia e re do quhej e sukseshme. Shullazet e Lul Berishet kane ekzistuar me suportin e politikaneve te lidhur me krimin prandaj pa denuar keto te fundit Shullaze e Lul Berisha do vazhdojne te riciklohen si ajo shprehja “nje bie e mijra ngrihen. Te lutem znj. Ambasadore kurseje cinizmin me shqiptaret se na mjafton ajo e politikaneve tane.

  2. O Hardhuce ambasadore, SPAK …. Anti Korrupsion. A ka mundesi me fut ne burg keto peshqit e medhenj qe bejne korrupsion ( per te cilin SPAKU u krijua). Keto kriminelat jane ne burg e kane dale nga burgu nga korrupsioni Gjysh Dako per te cilin SPAKU as ja mban bytha ti afrohet.

    Hajt shnet.

  3. Spak. Duhet te filloj te thellohet pak.
    Te
    Meta
    Berisha
    Rama
    Mediu
    Basha
    Nano
    .
    .
    .
    .
    Dhe nja 40-50 ministra dhe ish ministra.
    Lista duhet te vazhdoj me ata “BOSAT” qe bejn sot si biznesmen te medhenj.

  4. Vrasjen e ketij e mbaj mend. Ndodhi nja 17 vite me pare..nga dy persona qe tani jane regjur neper burgje..Tani nuk po kuptoj ku eshte forca e SPAK-ut ketu..apo qe merret me peshq te ngordhur

  5. Po ca spak.
    Po ce duam spak.
    Ik me gjith spak.
    Dum drejtesin qe kishim.
    Se me ta e gjenim muhabetin.
    Paf leket te xhepi, dhe shendet I pafajshem.

    1. hahaha seriozisht e ke? edhe plepistat e dikurshem jepnin denime me vdekje apo 25 vite per kriminela kurse kjo drejtesia e re dhe ato qe ishin ne burg i liroi ( Lul berisha, dokle etj).Ah po, arritja me e madhe e Spakut eshte denimi i atij qe kishte dashur te korruptonte policin me 1000 lek te reja.

  6. Zonja ambasadore me duket si motra e Donald Lu si ne pamje dhe ne sjellje.A e di kjo qe Rilindja ja ktheu te gjitha asetet e bllokuara Lul Berishes,Po qe i ofroj nje vend pune ne bashki Vangjush akullorja a e di. Spak zbardh nje ngjarje qe ka ndodhur para 17 vitesh.Zonja ambasadore shko futi na i oriz me shkopa per suksesin e arritur.

  7. Po, SPAK eshte duke ushtruar forcen me te vobektit dhe te vdekurit. Te gjallet ne pushtet jane miqte tuaj shume e dashur Ambasadore. Ata do te vazhdojne deri sa ju te jeni ketu, pasi jeni duke treguar se jeni pasuese e drejteperdrejte e mashturesit Lu. Le te shpresojme se Adminstrata Biden do te kete nje perfaqsues me te ndershem dhe me te denje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *