• |
ide | kryesore

Zbulohet një video, Mardona nuk do ti lërë pasuri askujt: “Gjithçka që kam fituar në jetën time do ta dhuroj”

-Instant, Sport



Lufta për trashëgiminë e Pibe de Oro ka nisur zyrtarisht. Beteja për të marrë një pjesë të pasurisë të shpërndarë në llogari bankare, pasuri të paluajtshme, sende të cmuara, por mbi të gjithë kontrata publicitare e të drejta imazhi, ka parë kapitullin e parë me kërkesat zyrtare të prezantuara nga avokatët e pesë fëmijëve të njohur nga Maradona e nga ish-gruaja Claudia. Secili prej tyre, sipas asaj që mësohet nga Argjentina, ka nisur individualisht dokumentet e parashikuara. Të njëjtën do të bëjë në orët e ardhshme edhe ish-e dashura e fundit e argjentinasit, Rocio Oliva, që e ka bërë të ditur vendimin e saj përmes avokatëve.

Gjykata do të përcaktojë cilët do të jenë përfituesit e në cfarë mase, ndërkohë dihet se një pjesë e familjes është përjashtuar nga testamenti. Pas zbulimit të bërë në ditët e kaluara, tani është hsfaqur edhe një video e regjistruar nga Diez në 2019 ku theksonte motivet për të cilat tre vjet më parë vendosi ti mohojë trashëgiminë ish-gruas Claudia e vajzave Dalma e Gianinna. “E kuptoj që sa më shumë plakesh, të tjerët shqetësohen më shumë se cfarë do ti trashëgosh se për tjetër gjë. Por unë jo – paralajmëroi Maradona duke iu drejtuar të trejave – unë nuk do tiu lë asgjë. Gjithcka që kam fituar në jetën time do ta dhuroj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *