• |
ide | kryesore

Zotohet Basha: Do kufizoj me dy mandate postin e kryeministrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kuadër të 30 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë Lulzim Basha bëri një zotim publik se pas ardhjes së tij në pushtet do të kufizojë në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit.

“Sot marr një zotim të veçantë, që është kufizimi i pushtetit dhe mandatit të kryeministrit. Kufizimi në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit, të kreut të ekzekutivit.”, tha Basha.

Sipas Bashës, një politikan nuk jep dot më shumë se sa 8 vite në pushtet.

“Një njeri nuk jep dot më shumë se 8 vjet në pushtet. Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm, kur kemi të rinj e të reja shqiptare plot. Dy mandate janë mjaftueshëm për qeverisje, e më pas t’i hapet rruga rinisë. Kryeministri të mos zgjidhet në më shumë se 2 mandate. Bashkë do e largojmë të keqen. Zoti e bekoftë rininë shqiptare.”, pohoi kryedemokrati.



9 Comments

  1. Kufizo me pare kryetarllikun , kufizo pozicionet drejtuese ne menyre qe te levizin elitat . Rrjedhimisht vjen edhe kufizimi i kryeministrit .

      1. E di sauje rrjedh ne lumenj? Ky fenomen perseritet ne cikle . Fjalet i merr era , e zeza ne te bardhe ngel gjithmone , Le ta filloje nga shiu i imet e pastaj te perfundoj ne rrebesh dhe jo ta filloj kur te vijerrebeshi .

  2. Në Parlament apo me referendum, unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit”, premtoi Basha.

    Kjo eshte nje lutje indirekte per kryeministrin aktual Edi Rama, qe te mos vazhdoje me perpjekjet per nje mandat te trete si kryetar qeverie por t’ia leshoje postin atij. Pasi do te rrije vetem dy mandate dhe do ia leshoje serish PS.

    Nje premtim te tille Basha e ka bere dhe kur u zgjiodh kryetar i PD, duke premtuar se do ta kufizonte mandastin e kryetarit te kesaj partie ne dy mnandate! Kane kaluar shume vite dhe nuk degjohet me tani!Besoje po deshe lulzimen o Elvisi

    1. Shpresoj ta bente edhe Rama, por as nuk e ze ne goje! Filloi me timon e po mbaron me kazan..Te pakten neser Bashes dikush do ja kujtoje po ky Hale na eshte bere si Maduro!

  3. Njeri i deshtuem qe ska fitu ASNJE pale zgjedhje. ASNJE. Edhe zgjedhjet per kryetar bashkije i vodhi diten per diell.
    Cdo gjo e ka mor qyl. Pa Sali Berishen nuk e ze java ne PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *