• |
ide | kryesore

5 të arrestuar në Skrapar për shkak të drogës dhe mbajtjes së armëve pa leje

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Skraparit ka vënë në pranga 5 persona të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje. Në kuadër të operacionit të koduar “Skrapari”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasve A. G., 46 vjeç, A. Ç., 22 vjeç, B. G., 28 vjeç, E. H., 31 vjeç dhe Z. Q., 18 vjeç.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, fishekë, 2 thika, 3 automjete dhe 4 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *