• |
ide | kryesore

Avokati i Thaçit kërkon lirimin nga paraburgimi në Hagë

-Instant, Lajme, Të fundit



David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi në Hagë. Në kërkesën që avokati i bërë Gjykatës Speciale, ai ka renditur arsyet se përse Thaçi duhet të lirohet me kusht.

Hooper shkruan se në pretendimet e Zyrës së Prokurorëve Specialë, ai nuk është i përfshirë direkt dhe se nuk ka material që e bëjnë atë përgjegjës për ndërhyrjen në dëshmitarë. Thaçi së bashku me tre ish-luftëtarë të tjerë gjenden në paraburgim që prej datës 5 nëntor, ndërkohë që seanca e radhës pritet të mbahet më 17 Dhjetor.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *