• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon padinë e republikanëve për zgjedhjet në Pensilvani

-Instant, Lajme, Planet



Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të martën kërkesën e republikanëve që kërkonin përjashtimin e rreth 2.5 milion fletëve votimi me postë në Pensilvani, ndërsa ata përpiqen të zhbëjnë humbjen e zgjedhjeve nga Presidenti Donald Trump, ndërsa gjykatësit refuzuan të bllokojnë atë shtet që të zyrtarizojë fitoren e zotit Biden atje.

Përmes një njoftimi të shkurtër Gjykata e Lartë hodhi poshtë një kërkesë nga Kongresmeni Mike Kelly, një aleat i zotit Trump, dhe republikanë të tjerë nga Pensilvania, të cilët hapën një çështje gjyqësore pas zgjedhjeve të 3 nëntorit me argumentat se zgjerimi i votimeve me postë në atë shtet ishte i paligjshëm në bazë të ligjit të atij shteti. Pensilvania ishte një nga shtetet e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale, ndërsa demokrati Biden mundi republikanin Trump, i cili e kishte fitur këtë shtet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Zyrtarët e shtetit e kishin çertifikuar tashmë rezultatin e zgjedhjeve.Nuk ka njoftime për mospajtime mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila ka një shumicë konservatore 6-3 përfshi tre të emëruar nga Presidenti Trump. Zoti Trump i pati kërkuar Senatit të udhëhequr nga republikanët që të konfirmojnë të emëruarin e tij të fundit, gjykatësen Amy Coney Barret, para ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të merrte pjesë në çdo çështje të lidhur me zgjedhjet./VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *