• |
ide | kryesore

“I forti” Coltescu, që tentoi vetëvrasjen për dashurinë: portreti i arbitrit që indinjoi futbollin

-Instant, Sport



Me kalimin e kohës pozicioni i Sebastian Coltescu komplikohet pas shprehjeve raciste të drejtuara kamerunesit Webo gjatë Psg-Basaksehir, ndeshje fillimisht e ndërprerë e pastaj e shtyrë pas kthimit të skuadrave në dhomat e zhveshjes për protestë. Arbitri rumun, në fakt, tani rrezikon përjashtimin dhe ndërprerjen brutale të një karriere arbitrale të nisur 16 vjet më parë. Karrierë e shënjuar nga fama e “të fortit” në fushë e nga disa probleme personale e drama familjare.

Inxhinieri 43 vjecar nga Krajova, Coltescu është një arbitër ndërkombëtar prej 16 vitesh. Promocioni erdhi pas 355 prezencash në kampionatet kombëtare e një fare lehtësie për të shpërndarë kartona të verdhë. Me mbi 2mijë kartona në karrierë, në atdhe Coltescu ka ndërtuar famën e “të fortit”, duke përfunduar edhe në shënjestër të kritikave për disa arbitrime të diskutueshme, mes të cilëve një 0-0 mes Gaz Metan e Brasov që i kushtoi pezullimin për një fazë kampionati.

Në Europë Coltescu ka drejtuar ndeshje të Champions e Europa League, por pas polemikave në Paris, tani karriera duket në finish. Pas frazave raciste të tij kanë mbërritur dënime nga të gjitha anët, shtypi rumun përfshirë, që ka kthyer vëmendjen në disa episode të komplikuara të jetës jo vetëm profesionalisht, por edhe në atë private. Sipas asaj që mësohet, 12 vjet më parë Coltescu përfundoi në qendër të vëmendjes së medias për një tentativë vetvrasje, e cila u hipotezua për shkak të zhgënjimeve dashurore e zilive profesionale.

Një histori që ka ndihmuar për të krijuar një hije misterioze rreth personazhit e që sot është rikthyer në aktualitet së bashku me episodet e tjera që në vitin 2020 kanë shënuar thellësisht jetën e arbitrit 43-vjeçar. Për Coltescu, në fakt, muajt e fundit kanë qenë një makth i vërtetë. Arbitri humbi të dy prindërit nga një sëmundje e pashërueshme dhe, pas dështimit të martesës së tij të parë në 2007, ai u la gjithashtu nga gruaja e tij e dytë. Ngjarje që ndoshta mund të kenë lënë gjurmë në bilbilin rumun dhe gjithashtu kanë ndikuar edhe në qëndrimin e tij në fushë.

Qëndrim që personi në fjalë është përpjekur të justifikojë sapo është kthyer në shtëpi. I intervistuar nga ProSport, Coltescu menjëherë donte të sqaronte këndvështrimin e tij mbi shprehjet nënçmuese ndaj disa lojtarëve dhe stolit të Basaksehir. “Nuk do të lexoj asnjë gazetë këto ditë. Unë thjesht po përpiqem të jem i mirë – deklaroi ai -. Kushdo që më njeh e di se nuk jam racist. Shpresoj të paktën këtë”.



1 Comment

  1. Shume zhurme per asgje! Dhe nese UEFA e pezullon si arbiter, ben shume gabim! Pse? Nuk e kuptoj pse duhet te ofendohet dikush po ti thuash i “zi”, nese ky eshte vertet i zi! Po te nisemi nga kjo llogjike pa llogjike edhe nje i bardhe duhet te ndjehet i fyer po ti thuash i bardhe….. Atehere pse gjithe kjo zhurme e madhe? Dhe ky kameruanasi pse e merr per rcizem dhe fyeka po ti thuash i zI? – Ne kete rast po i thuhet nje vertete te cilen edhe ai e di!!! Kesaj i bie qe po te thuash te verteten qenka rrecisem? Hjade çudi e çdirave! Sikur te ishte nje i bardhe ne nje stadium ne afrike, dhe te bente ndonje xhest te dukshem, a nuk do thoshin per te “ai i bardhi” Ku eshte razismi ketu! Shoqeria po luan medsh me keto gomarlleqet e racizmit! PS; Se mos më quaje ndonjeri i bardhe se ja marr per rracizem!Hahaha!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *