• |
ide | kryesore

Japonia plan prej 580 miliardë eurosh në mbështjetje të ekonomisë

Arkiva, Planet



Kryeministri japonez, Yoshihide Suga zbuloi sot një plan të ri ndihme për ekonominë japoneze prej më shumë se 580 miliardë euro, për financimin e masave shëndetësore dhe sociale lidhur me pandeminë, por gjithashtu për projektet në lidhje me zhvillimin e teknologjive të gjelbëra.

Plani japonez me një shumë totale prej 584 miliardë eurosh përfshin gjithashtu programet e kredive dhe shpenzimeve publike.

Ky njoftim erdhi ndërkohë që ekonomitë kryesore të botës vazhdojnë të prezantojnë plane masive ndihme në përpjekje për të kufizuar shkatërrimet nga kriza shëndetësore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *