• |
ide | kryesore

Mbappe, rinovim si lojtari më i paguar në botë: PSG i jep goditje të fortë Real Madrid

-Instant, Sport



I ri, i talentuar, objekt i dëshirave të gjysmës së Europës. Kylian Mbappé ka botën në këmbët e tij, Paris Saint-Germain e ka zgjedhur si idhullin e shtëpisë mes yjeve të një skuadre që, edhe falë tij, arriti finalen e edicionit të fundit të Champions League. Për këtë motiv e për ti mbajtur larg synimet e qarta të Real Madrid, parisienët insistuan gjatë për rinovimin me sulmuesin, që tashmë ka arritur akordin me klubin. Sipas shtypit francez akordi është gjetur mbi bazën e 40 milionë euro neto në sezon. Kontrata është në skadencë në 2022 e sulmuesi do të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Shpresat e Real Madrid për të marrë talentin francez, duke përdour madje edhe imazhin e teknikut Zinedine Zidane, lidheshin pikërisht me mungesën e rinovimit të lojtarit, që duke parë kohën e përfundimit të kontratës ulte ndjeshëm cmimin e tij. Sipas të përditshmes franceze “l’Equipe”, e gjithë situata lidhej me rinovimin kontratual: aktualisht akordi mes PSG e kampionit të botës parashikon skadencën në 2022 e, nëse palët nuk gjejnë mirëkuptimin, vështirë se cmimi i kartonit të Mbappé mund të kalojë 100 milionë.

PSG, nuk është një klub me probleme financiare e nuk mund ti lejojë vetes që të lëshojë një kampion si ai të largohet për një cmim të tillë, sidomos duke konsideruar se vlera e tij është tek 250 milionë. Detajet e akordit, në terma kohëzgjatje, nuk janë bërë ende të ditura, por me shumë mundësi bëhet fjalë për një bashkëpunim deri në 2025, duke parë edhe moshën e re të Mbappe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *