• |
ide | kryesore

Merkel bën thirrje për shtrëngim masash gjatë Krishtlindjeve

-Instant, Lajme, Planet



Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur thirrjet për të shtrënguar më tej masat kundër përhapjes së koronavirusit gjatë periudhës së Krishtlindjes, duke u thënë ligjvënësve se numri i përditshëm i viktimave nga Covid në vend “nuk ishte i pranueshëm”.

Merkel tha se distancimi social nuk po respektohej siç duhet, dhe kontaktet mbeten ende “shumë të larta”.

Ajo tha se bie dakord me rekomandimet për të mbyllur dyqanet pas Krishtlindjeve dhe kundërshtoi hapjen e hoteleve në mënyrë që familjet të mund të vizitonin njëra-tjetrën gjatë periudhës së pushimeve.

“Më vjen vërtet keq … por nëse po paguajmë çmimin e shifrave të vdekjeve deri në 590 njerëz çdo ditë, atëherë, për mendimin tim, kjo nuk është e pranueshme,” tha ajo të Mërkurën.

Merkel i rikujtoi qytetarët të jenë të durueshëm per vaksinen qe e quajti drite ne fund t tunelit, duke thënë se nuk kishte gjasa që nje numer i mjaftueshem personash të vaksinoheshin në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm për të arritur imunitetin e tufës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *