• |
ide | kryesore

“Nuk durojmë më”, dënim unanim për ngjarjen në Paris: Psg-Basaksehir riluhet sot

-Instant, Sport



Uefa ka vendosur që ndeshja e Champions mes Paris Saint-Germain e Basaksehir, e ndërprerë dje pas 13 minutash, për shkak të protestave të dy skuadrave pas një fraze raciste të arbitrit të katërt (rumuni Sebastian Coltescu, asistent i arbitrit të parë Ovidiu Hategan i tha “negër”, duke përdorur termin “negru”, në rumanisht, ndihmës trajnerit të turqve Achille Webo),të rifillojë sonte në orën 18:55 e do të arbitrohet nga një treshe tjetër. Do të gjykojë ndeshjen hollandezi Danny Makkelie e do të asistohet nga bashkëkombasi Diks e polaku Boniek: arbitri i katërt do të jetë polaku Frankowski.

Unanim, natyrisht, dënimi i episodit që ka marrë faqet e para të shtypit ndërkombëtar, jo vetëm atij sportiv. Një episod i shëmtuar, me një hetim të menjëhershëm të hapur nga Uefa, gjithnjë tepër aktive në luftën kundër racizmit. Ngjarja, tashmë, është e qartë. Nën akuzë është rumuni Sebastian Coltescu që i ka thënë “negër” ndihmës teknikut të Basaksehir, ish-lojtarit kamerunas Achille Webo, për ti treguar kryesorit të ndeshjes se donte ta përjashtonte për protesta.

Përballë reagimit të indinjuar të Webo, edhe Neymar e Mbappé kanë shpejtuar për të kërkuar sqarim nga drejtuesi i ndeshjes Ovidiu Hategan, që pas 9 minutave ka shoqëruar lojtarët e stafin në dhomat e zhveshjes. I tërbuar e i ndëshkuar me të kuq edhe sulmuesi i Basaksehir Demba Ba, që ishte në pankinë e që është përballur me Coltescu duke i kërkuar llogari për frazën e inkriminuar. Nga ai moment, ndeshja nuk rinisi më: do të luhet sot për të theksuar edhe në fushën e lojës një jo ndaj racizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *