• |
ide | kryesore

Pas vrasjes së 25-vjeçarit, reagon Lleshaj: Të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shprehet se të gjithë kanë nevojë të mësojnë rreth rrethanave të ngjarjes dhe se situata duhet qartësuar.

Ai iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ligjore të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë

“Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë”, shkruan Lleshaj.



14 Comments

    1. Ky anemiku verdhacuk, eshte nje kriminel patologjik, nje hakmarres i neveritshem, nje shpirtkatran, i pakarakter, i paburre, qe behet urre per kedo qe ka mbi vete, ndersa me ata poshte eshte katil dhe i pashpirte.
      Ky, eshte bere gjeneral jashte kritereve, me nderhyrjen e drejtperdrejte te Vatikanit dhe kardinalit Rrok Mirdita, tek Sali Berisha (u rendit i 17 ne listen e te perzgjedhurve, per gjeneral, ku fituan i pari, i dyti dhe i shtatembedhjeti gjenerali i Vatikanit, Aleksander Leshi, ne nje kohe qe shteti dhe ushtria shqiptare, jane laike, statusi i ushtarakut ndalon rreptesisht pjesemarrjen ne aktivitete politiko-fetare).
      Kur ka qene atashe ushtarak, ne Gjermani, ne kundershtim me statusin e ushtarakut, statusin e diplomatit dhe kodin e sjelljes, shkonte kish me kishe, pse?!
      E shkuara e ketij personi eshte shume e erret, ne cdo drejtim, nuk eshte kot aty, ata qe e kane mbajtur, qe e kane afruar dhe promovuar, papasur asnje cilesi pozitive, e kane nje qellim, qe sigurisht nuk i sherben Shqiperise dhe shqiptareve.

    2. Mir Zoti Minister qe ju shprehni ngushllimet familjes se te ndjerit se pse Ka qen nje fak keqsi si per te ndjerin si per policin qe tani ndodhet ne burg dhe ju kerkoni dretsi pa ndikim nga as Kush dhe pa vones edhe kjo shume mire!! Po per viktimat e 21 Janarit kure do kerkohet ndjes dhe kure do behet Dretsie se Ka kaluar 9 vite dhe ne NUK po shohim Dretsie?? Sot Lulzim Basha ilir hajdutit e Sali berisha dhe njerzit qe Ben propaganden e tyre derrdhin lot korkodili mbi fat keqsi e dy familjeve si te ndjerit si te policit we NUK Ka fare dhillje me politike Lulzim Basha e Sali berisha Jane vrases qe Kan marre jet direk me urrdhate e tyre siqe Ka ber Enver Hoxha dhe prap ket dy njerze unk po Dali para dresise pse???

  1. E verteta eshte se grupi i zjarrit shqiponjat jane militanto-bandite te veshur me uniforme, te rekeutuar vetem sepse kane pasion armet. E vertata eshte se gjeneral Aleksander Leshi dhe Ardian Veliu i kane dhene pushtet te pakufizuar ketyre banditeve qe bejne edhe policin e trafikut, edhe qenin e sulmit ne protesta (kujtoni teatrin) edhe te fortin e lagjes. E verteta eshte se reparti shqiponjat duhet shkrire urgjentisht dhe te gjithe punonjesit ose duhet te jene ne burg per krimet dhe abuzimin e perditshem me detyren ose duhen perjashtuar perjetesisht nga puna ne shtet. E verteta eshte se autore te krimit, po aq sa banditi me uniforme qe ka shkrehur pistoleten, jane edhe ato qe i kane krijuar rrethanat ketyre banditeve te vishen me uniforme. E vertata eshte se e gjithe policia e shtetit ka manipuluar provat duke implantuar ne vendngjarje nje pistolete qe kushedi kujt krimineli i perket. Ndersa e verteta lakuriq do dale me kur te dalin regjistrimet e kamerave.

  2. Kurse ti ke nevoje te njohesh baben tend te vertete – PANGOLININ!
    Ai i shkreti eshte specie ne zhdukje e siper dhe nuk eshte nga Mirdita, sic e di ti, po jeton diku ne Azi!

  3. Cdo gje eshte e qarte. (Tek cdo polic do shohim fytyren e ministrit te brendshem) Kete e ka thene vete kapter Lleshi. Polici qe denoi me vdekje nje djale ne lule te rinise, vetem se kishte thyer shtetrrethimin, ka fytyren e Lleshit. Puna me e mire qe do bente Lleshi sot, do ishte te mbyllte gojen dhe duart t’i perdorte per te firmosur doreheqjen

  4. Mesa është deklaruar nga gazetarë investigativë, historia e rihapjes së hetimit për krimet e kapobandave , ka disa muaj që ka filluar. Sigurisht që ishte një lajm i mirë që SPAK paskej zbuluar vrasësit e një biznesmeni para 15 vitesh.
    Por pse nuk u prit që të përfundonte hetimi e të kapeshin autorët, duke nxjerrë kështu sekretet e këtij hetimi, po u dha ky lajm po ate ditë kur një polic vrau një 25 vjeçar dukshëm të pafajshëm ?
    Do ta quanim edhe veprimin e policit që vrau një djalë të ri moshatar me te, vetëm se nuk ka vënë maskë, si një veprim të rallë spontan të një polici të pa përgatitur profesionalisht.
    Po pse u përkujdesën “profesionistët” e tij eprorë, që të gënjejnë se vendngjarja nuk kishte ndriçim, apo 200 metra më tej paskan gjetur një armë, ?
    Përse nuk u morën videot e kamerave me proçesverbal të rregullt e përse u fsheh fakti se viktima ishte qëlluar nga prapa ?
    Nga varianti i dhënë në emisionin e Top Channel, pretendohej se viktima ishte plagosur e mandej kishte vdekur në spital.
    Por ka edhe dëshmi që viktima ka vdekur në vënd e policia e ka lëvizur ndoshta edhe për të marë shenjat e gishtave në revolverin e gjetur për të sajuar prova të paqena.
    Ministrin Lleshaj e kemi të filmuar në një deklaratë kur thotë se çdo polic ka fytyrën time.
    Derisa pranon që ky polic ka bërë një krim, atëhere duhet të kishte kurajon edhe të deklaronte dorheqjen e tij.
    A vlen më shumë ministërllëku i këtij ish gjenerali që del me tanke e imtroloza kundër koronavitusit, me të gjitha forcat e policisë për të dhunuar artistët e teatrit e për ta prishur ate, sesa jeta e një të riu 25 vjeçar, pa numëruar edhe qindra raste vrasjesh e plagosjesh nga krimi i organizuar, për të cilat ai ka përgjegjësinë e tij ?
    Z.Lleshi !
    Ke fytyrën jo vetëm të policit kriminel që vrau një të ri vetëm për një maskë, por ke edhe fytyrën e atyre policëve xhahilë që rahën një djalë adoloshent, vetëm se kishte kalouar orën e “liridaljes”.
    Ke fytyrën e shefit tënd kryeministër që mashtroi me videon e Algjerisë.
    Ke fytyrën e vartësit tënd më të afërt, drejtorit të policisë që akuzoi adoloshentin se ishte i “dhunshëm” ngaqë e tillë ishte edhe nëna e tij e filmuar në një skenë si aktore me armë.
    Me thënë të drejtën, kur dëgjova se Rama të përzgjodhi si ministër të mbrendshëm, pas Fatmir Xhafës, pata iluzionin se si njeri i dhënë mbas letërsisë, do të kishim një fytyrë humane në mbrojtjen e rendit.
    Por shumë shpejtë me sjelljet tënde ja kalove dy ish ministrave të mëparshëm dhe e paraqite veten një Frrok Çup.

  5. Jep doreheqjen monster !
    Zoti te vrafte ty,Edvinin dhe kedo qe mbeshtet kete bande kriminale qe vret Shqiptare pa piken e problemit !

  6. Ngjarja , ku humbi jeten nje i ri krejtesisht i pafajshem eshte shume e rende. Policia e shtetit nuk eshte per te vrare qytetarin.
    Perdorimi i armes se zjarrit eshte e fundit.
    Arma nuk eshte loder, ajo merr jete.
    Duhet bere nja analize e detajuar.
    Mendoj qe kete rast pervec pergjegjesise penale, qe e mbam polici duhet patjeter te mbahet dhe pergjegjesi morale.
    Ai djale i ri , mund te ishte kushdo i ri ne ate moshe, vellai, djali, birri babai i gjithekujt.
    Keshtu duhet menduar.
    Punonjesit e policise duhet te jene me te trajnuar, te krijohen standarte qe te tilla ngjarje mos ndodhin me.
    Do ishte shume e pergjegjshme dhe e moralshme doreheqja e Ministrit Brendshem.

  7. Ky e “meriton ” te jete Gjeneral sepse eshte shume i guximshem, sepse duhet nje guxim i madh

    pas kesaj vrasje makaber te dalesh e te thuash se e ndjen fort dhimbjen e e prinderve e familjareve

    te Klodian Rashes, kur ne fakt ai nuk ndjen asgje vec cinizmit te pushtetit qe te vret naten e te qan diten.

    Ky qe n uk ndjeu dhimbje kur u hidhte gaz lotsjelles femijeve te ngujuar ne shtepi per ti nzjerre

    nga shtepia e per tu prishur banesen, ky qe zbrazi depot dhe kerkoi hua gaz per t’u hedhur demon

    struesve, ky qe ushtroi dhune mbi mrojtesit e Teatrit kombetar ky qe deklaroi se e mori detyren si

    Minioster i Brendshen per devocion ndaj KM-se, eshte e natyrshme se nuk ka devocion ndaj

    ligjit e te drejtave te njeriut por ndaj KM-se dhe dihet se kush jane deshirat dhe prioritetet e

    KM-se ; NJE PUSHTET I PAKUFIZUAR NE KOHE DHE NE LIGJE DHE NJE TRUPE POLICORE

    E INDOKTRINUAR QE I SHERBEN QELLIMEVE TE TIJ TE MRAPSHTA.

  8. Mbasi u konsultua me Salen dhe Lulen ata i sugjeruan te heci ne gjurmet e tyre sikur te kish vrare jo nje por edhe 300 te tjere.

    1. o pidhropsh, ishalla po te qijn robt ty me noj plumb keto rilindit e policise “pasi te konsultohen me Salen dhe Lulen”. Sa per rifreskim kujtese, ai bobi qe vrau ne 11 Janar e ke Kryetarin e Rilindjes ne Mat, dhe kjo sigurisht ka ndodhur ne konsultim me “Salen e Lulen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *