• |
ide | kryesore

“Quhem Luis Surez e luaj Playstation”: zbulohen përgjigjet e provimit farsë në Peruxhia

-Instant, Sport



“Quhem Luis Suarez e kam lindur në Salto, në Uruguay. Jam uruguajan. Luaj shpesh me Playstation, më pëlqen të pi mate. Më pëlqen të bëj barbecue me familjen time e me miqtë. Mua nuk më pëlqen të bëj pazar. Pazarin e bën gjithnjë gruaja ime”. Këto, sipas asaj që bën të ditur Il Mattino, janë frazat që sulmuesi, tani tek Atletico Madrid, i ka thënë në provimin e Perugia për nënshtetësinë italiane. Pyetjet e përgjigjet e diskutimit me profesorët kishin mbërritur në kompjuterin e lojtarit, që i kishte mësuar pëmendësh.

Kjo është prova dërrmuese e gjetur nga prokuroria në kompjuterin e profesoreshës Stefania Spina, e hetuar dhe e pezulluar për tetë muaj bashkë me persona të tjerë të përfshirë në cështjen e Universitetit të Perugias, që janë rektorja Giuliana Greco Bolli, drejtori i përgjithshëm Simone Olivieri e ekzaminuesei Lorenzo Rocca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *